USAID dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë bashkëpunimin

Gjilani

USAID dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë bashkëpunimin

Më: 15 maj 2017 Në ora: 07:16
Komuna e Gjilanit

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë Gjilanin. 

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Houp dhe dhe Kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë.    

Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.  

Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënjes për fondet publike dhe shpenzimet.  

Përveç kësaj, aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli “fund e krye” i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat