USPE thotë se u keqpërdor emri i saj në zgjedhjet e sotme studentore

Gjilani

USPE thotë se u keqpërdor emri i saj në zgjedhjet e sotme studentore

Më: 16 maj 2017 Në ora: 00:01
Zgjedhjet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Unioni i Studentëve Pro Evropian (USPE), si organizata studentore më e madhe studentore në Kosovë, njofton anëtarët e saj dhe opinionin, se USPE nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet studentore të mbajtura sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

USPE njofton se procesi zgjedhor i studentëve në Gjilan, ka qenë i jashtëligjshëm, i ndikuar dhe i montuar.

“USPE nuk ka dorëzuar fare listën e kandidatëve për Këshillat Studentore dhe Parlament Studentor, USPE fare nuk ka qenë prezente në mbledhjet e KQZ-së, USPE nuk ka tërhequr fare numrin për zgjedhjet studentore dhe të gjitha këto kanë qenë një montazhe e KQZ-së së jashtëligjshme të UKZ-së.

Emri i USPE-së dhe numri i vendosur në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëligjshme të mbajtura sot, nuk ka qenë në dije të përfaqësuesve të USPE-së dhe këtë e konsiderojmë si keqpërdorim i emrit dhe akronimit të organizatës tonë. 

Askush në asnjë mënyrë nuk mund të na detyrojë që të jemi pjesë e një procesi të jashtëligjshëm, e aq më pak pa dijeninë donë, dhe ata që kanë bërë këtë do të japin përgjegjësi të plotë para ligjit.

USPE garanton anëtarët e saj dhe studentët që shkelësit e ligjit, ditëve në vijim do të ballafaqohen me drejtësinë dhe me mjetet tjera demokratike të kundërshtimit.  Zgjedhjet e jashtëligjshme studentore mund të jenë rezultat i shkeljeve të vazhdueshme të akteve ligjore brenda Universitetit “Kadri Zeka” dhe ne zotohemi që të gjitha këto shkelje do të bëhen publike dhe shkelësit do të japin përgjegjësi.

USPE premton se do të çlirojë UKZ-në prej klaneve dhe krimit të organizuar ligjorë”, thuhet në komunikatën e USPE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat