Sokol Haliti: “LDK-ja do ti fitojë zgjedhjet, do të qeverisim ashtu siç dimë ta bëjmë këtë”

Gjilani

Sokol Haliti: “LDK-ja do ti fitojë zgjedhjet, do të qeverisim ashtu siç dimë ta bëjmë këtë”

Nga: Aziz Zuka Më: 31 maj 2017 Në ora: 16:35
Pamje nga takimi i LDK-së në Pozharan

Kështu tha Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kryetar i degës së LDK-së në Viti, mbrëmë gjatë nisjes  zyrtarisht të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme  parlamentare  në Kosovë sikur edhe zyrtarisht është bërë promovimi  I kandidaturës së z.Faruk Nura ,  kandidatë  për deputet nga dega e LDK-së në Viti.

Ai gjatë fjalimit të tij përmendi të arriturat e qeverisë qendrore nën udhëheqjen e LDK-së. Tha se i duhet edhe më tej përkrahja e juaj për listën e LDK-së, e cila prej ne fillim deri ne fund është shpresë për Kosovën.

Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe kandidatët tjerë për deputet: Hykmete Bajrami-ministre  në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Lirije Kajtazi-kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Isa Agushi, kandidat për deputet nga Zhegra. Edhe në këtë tubim  promoves të kandidatit Faruk Nura  të gjithë në fjalimet e tyre bën apel që të votohet  Kandidati  I komunës së Vitisë  nga lista e LDK-AKR-Alternativa. Z.Faruk Nura . Kandidati për deputet nga dega e LDK-së në Viti Faruk Nura, duke shpalosur programin zgjedhor të tij  para të tubuarve kërkoi përkrahje nga banorët e  komunës së Vitisë  q të votojnë atë në ditën e zgjedhjeve  si dhe listën  e koalicionit. Ai gjithashtu falënderoi të pranishmit për përkrahjen e tyre.

 Ndryshe deri më tani në takimet parazgjedhore me elektoratin e vet LDK-ja dega në Viti  ka mbajtur takime madhështore të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatrat Radivojc, Budrikë të Epërme dhe Devajë, Ramnik, Ramjan, Novo sellë, Sllatine e Epërme dhe e Ulët, Trestenik, Pozharan, etj.

Në  këto takime morën pjesë Sokol Haliti, kryetar i degës së LDK-së në Viti,kandidati për deputet nga dega e LDK-së në Viti Faruk Nura dhe ministrja Hykmete Bajrami, kandidate për deputete.

Ne fjalën e tij kryetari i Komunës së Vitisë Haliti përmendi të arriturat e qeverisë qendrore ,përkrahjen e saj për Komunën e Vitisë, ku theksoi kyçjen në autostradë, ku nënshkruese ka qenë edhe ministrja Bajrami e cila është nga Radivojci. Ai përmendi edhe parkun industrial në të cilin rolin kryesor e kishte ministrja Hykmete Bajrami!

Haliti tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është koalicion i shpresës, integrimit dhe prosperitetit evropian. Ky ekip udhëhiqet nga një ekspert dhe një ministër i cili ka qenë më i suksesshmi në qeverinë e Kosovës e ky është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të përkrahin LDK-ne dhe në mënyrë të organizuar të dalin masovikisht dhe të përkrahin kandidatët për deputetë nga lista e LDK-së, Faruk Nurën,Hykmete Bajrami dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin.

Në vazhdim të pranishmëve iu drejtuan edhe kandidatët për deputetë Hykmete Bajrami dhe Faruk Nura, të cilet shpalosën disa nga pikat e Programit zgjedhor të tyre  duke premtuar  të paranishmëve se do të jenë “Zë” I tyre  në parlamentin e Republikës së Kosovës për të mbrojtur interesat e tyre dhe do të jene në shërbim të tyre. Aziz Zuka

Image
Pamje nga takimi i LDK-së në Pozharan
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat