Zenun Pajziti konfirmon kandidaturën e tij për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme komunale

Gjilani

Zenun Pajziti konfirmon kandidaturën e tij për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme komunale

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 10:04
Tubimi i PDK-së në Malishevë

“Nastradini” para dy dite ishte në Malishevë me një grumbull  jabangjinjësh, shumica e të cilëve nuk e dinin ku është shkolla. Ishin mu këtu, ku sonte as muret e këtij ambienti nuk duken nga masa e njerëzve të mirë e të shëndetshëm “bio” të Partisë Demokratike të Kosovës, bashkëvendës, që shkollën fillore e kemi mbaruar këtu. Prandaj, sikur sot që jemi tok për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës, në krye me Kadri Veselin, edhe të dielën masovikisht do ta vulosim fitoren tonë të përbashkët me koalicionin trimfues, për Kosovën”, ka thënë  në fjalën e tij mikpritëse, nikoqiri I këtij tubimi, djali I heroit Abdullah Tahiri - Iliri.

Kandidatja e PDK-së për deputete, Leonora Morina – Bunjaku, ka falënderua malishevasit për mikëpritjen, ndërsa ka shprehë ndjenjën e krenarinë që është në mesin e familjes së heroit Abdullah Tahiri. Duke shpalos aspekte të  programit zhvillimor të  PDK-së, ndër të tjera, ajo ka thënë: “Jam e sigurt, se më 11 qershor, do ta marr besimin tuaj, bashkë me Zenun Pajazitin e Skenderbe Hebibin, me votën për Fillimin e Ri, për ideatorin, njeriun e fjalës dhe besës, z. Kadri Veseli,  për  të qenë përfaqësuesja e juaj e denjë në Kuvendin e Kosovës”.

Ndërkaq, Zenun Pajaziti, me respektin e shfaqur, po ashtu për familjen e heroit Abdullah Tahiri, dhe falënderimin për mbështetësit malishevas, duke veçuar aktivistin dhe anëtarin e ri në PDK, z. Latif Maliqi, ka thënë se në Malishevë ndjehet si veprimtar, e ji si politikan, me ç’rast ka evokuar kujtimet për bashkëveprimtarët nga ky mjedis, kur, të vetmin synim, siç u shpreh ai, atëherë e kishim lirinë, e jo pushtetin.

“PDK dhe lideri I saj, Kadri Veseli, ka treguar lidership të fortë me dhinen e mundësisë Ramush Haradinajt për ta drejtuar qeverinë. Fitorja jonë tani, na duhet që ta sjellim PDK-në në pushtet në vjeshtën e këtij viti. Kjo fitore na duhet për shkak edhe të veprimtarëve tanë të palodhur nga ky mes, për shkak të Malishevës, për shkak të Gjilanit. Unë e marr përgjegjësinë e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti. PDK do të jetë fituese. Ju siguroj, në emrin tim, se unë do të jem ai që do t’ju prij. Këtë nuk e kam thënë deri tani. Po e them këtu, ngase tash e kam parë gatishmërinë tuaj që të jem unë ai, për ta sjell fitoren e PDK-së në Gjilan”, ka thënë Pajaziti, I cili, me këtë rast, e konfirmoi kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat