Ahmet Selmani, fitues i Orës së Madhe letrare “Agim Ramadani” në Stubëll...

Gjilani

Ahmet Selmani, fitues i Orës së Madhe letrare “Agim Ramadani” në Stubëll...

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 18:00
Ahmet Selmani

Për dallim nga vitet tjera, kësaj here, Manifestimi Kulturor e Shkencor “Dom Mikeli”, në Stubëll të Vitisë, solli prurje pak më të reja dhe ka përfunduar në mënyrë më të mirë të mundshme. Pse jo? Në këtë eveniment kulturor e shkencor erdhën shumë krijues nga Tirana, Kumanova, Shkupi, Tetova, Prishtina, Shkodra, Bujanoci, Ferizaji, Gjilani e mese të tjera shqiptare.

Pas pjesës së parë shkencore, e cila u mbajt me temë: “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”, ku referuan autorët: Prof. Dr. Bajram Kosumi nga Univesiteti “Kadri Zeka” në Gjilan; Prof. Dr. Shaban Sinani QSA nga Tirana; Dr. Skënder Asani, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve  nga Shkupi, u mbajt edhe  Ora e Madhe letrare shpërblyese, e cila ishte njëra nga pikat e radhës që zgjoi interesim të madh tek artdashësit e kësaj pjese kulturore.

Kësaj here, juria e përbërë nga Prend Buzhala, krijues e kritik letrar, Qibrije Demiri, profesoreshë e Univesitetit dhe Naime Beqiraj, krijuese e gazetare, i dalliuan disa nga krijueset femra, të cilave ju dhanë vendet e para dhe të dyta për poezi. Andaj kësaj here, për çmimet e fituara të gjinisë femërore, juria në fjalë ndau çmimin e parë për poezi petet: Irena Gjoni dhe Rozafa Shpuza. Ndërsa, vendin e dytë zunë Zana Pira, poete nga Pozharani dhe Zade Kuqi, poete.

Po ashtu, poeza më e mirë e Orës së Madhe letrare ishte e Ahmet Selmanit, (poet nga Shkupi), me tutull: “Letra e Mikel Tarabolluzit” (ose Lazër Mjeda nga Shkupi), e cila poezi e mori çmimin “Agim Ramadani” në këtë manifestim kulturor. Pas kësaj Ore letrare, oranizatori ndau edhe një çmim të Shoqatës së këtij fshati për Shtjefën Demaj, mësues veteran nga kjo anë. Në fund, Ansambli “Rugova” nga Rugova, para pjesëmarrësve të këtij manifestim kulturor dha një progaram të pasur e të larmishëm me valle popullore./Tefik Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat