Pastrohet Stanishori i Gjilanit

Gjilani

Pastrohet Stanishori i Gjilanit

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 19:04
Pamje nga aksioni

Vullnetarë të shumtë të Let’s Do It Kosova kanë realizuar sot një aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, nga ku janë larguar qindra thasë me mbeturina.

Aksioni i sotëm u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turisitike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila ka ofruar makinerinë e saj për largimin e mbeturinave. Aksionit iu bashkuan edhe disa nga vullnetarët e ‘Mëngjesit’ në Gjilan.

Aksioni u realizua në kuadër të projektit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal” do të mbahet edhe tryeza e katërt me radhë me akterë përgjegjës për mjedisin ku do të diskutohet për Implementimin dhe Promovimin e Urdhërresës Administrative për Gjoba Mandatore.

Po ashtu ju njoftojmë se aksionet do të vazhdojnë edhe më tej, ku Let’s Do It Kosova ka lanësuar fushatën për “Ditën Botërore të Pastrimit” e cila do të mbahet më 15 shtator 2018, ku synohet mobilizimi i mbi 100 mijë qytetarëve për pastrimin e Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat