Kryqi i Kuq i Vitisë apelon tek institucionet komunale dhe njerëzit vullnet mirë që të ndihmojnë me dru për ngrohje familjet skamnore - Bota Sot
Kryqi i Kuq i Vitisë apelon tek institucionet komunale dhe njerëzit vullnet mirë që të ndihmojnë me dru për ngrohje familjet skamnore

Gjilani

E premte, 15 dhjetor 2017

Kryqi i Kuq i Vitisë apelon tek institucionet komunale dhe njerëzit vullnet mirë që të ndihmojnë me dru për ngrohje familjet skamnore

Nga: Aziz Zuka Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:55
Ilustrim

Në komunën e Vitisë  viteve të fundit është duke u rritur numri I familjeve në gjendje të rëndë ekonomike. Numri  i këtyre  familje në këtë komunë  ka arritur shifrën mbi 600 të cilat nga shteti marrin ndihma sociale. E përpjekjet për të siguruar ushqimin dhe veshmbathjen për anëtarët e familjes nuk janë hallet e vetme të kryefamiljarëve në kushte të rënda ekonomike veçmas tani kur ka filluar stina e dimrit.

Dimri që po vije i kërcënon familjet e varfra pasi përballen me mungesën e druve për ngrohje. Kryqi i kuq në Viti ka dal me një apel duke u kërkuar qytetarëve që kanë mundësi ekonomike të ndihmohen familjet skamnore me dru për ngrohje tashmë kur dimri po afron, pasi thonë se kërkesat për dru janë mjaft të mëdha.

“Duke parë të ftohtit që po mbretëron në Komunën e Vitisë e më gjerë, ku edhe ka filluar të bije borë, Kryqi i Kuq i Kosovës- Dega Viti, apelon tek të gjithë njerëzit vullnetmirë që në këtë kohë të ndihmojnë familjet në nevojë (skamnore) me lënde djegëse, drunjë për ngorhje.Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë mund të lajmërohen në lokalet e Kryqit të Kuq apo në numër të telefonit 0280/381 503,” thuhet në apelin e Kryqit të Kuq dërguar mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test