Haliti kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merr masa në rifillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Pozharan - Bota Sot
Haliti kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merr masa në rifillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Pozharan

Gjilani

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Haliti kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merr masa në rifillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Pozharan

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:52
Pamje nga vizita innspektuese e kryetarit Haliti ne shkollen e Pozharanit

Po mbushën gati 1 vit  që kur kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan. Por, sot e asaj dite, punimet kanë ngecur që nga ditët e para kur ka filluar së realizuari ky projekt. Ndonëse është projekt me të cilin ka proceduar Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Ministrisë së Administratës Publike, kompania kontraktuese për ndërtim, vetëm ka bërë hapjen e një grope, e cila ka mbetur e tillë dhe nuk është punuar asgjë.

E objekti ku tash mësojë rret 1000 nxënës është I vjetër rreth 60 vjet dhe I dërtuar me materjal të dobët. Por, për habi operatori /Kompania ”AREA” nga Kamenica  që kishte fituar tenderin për ndërtimi e saj për jë vit ka hapur vetëm jë gropë të madhe në themelet e saj dhe asgjë ë shumë e cila tashë po paraqet rrezik edhe për nxënësit.

Ky problem ka shqetësuar prindërit dhe qytetarët e Pozharanit por jo vetëm ata, por edhe njeriun e parë të Komunës së Vitisë Sokol Haliti.   Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar sot vendin ku vitin e kaluar kishte filluar ndërtimi i shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan, me ç’rast ka shprehur shqetësimin e tij për zvarritjen e këtij projekti.

Kryetari Sokol Haliti, gjatë vizitës që I ka bërë vendpunishtës   duke parë jë gjedje të tillë  që është shqetësuese, ka kërkuar nga investitori Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga Ministria e Administratës Publike  që drejtoet ga ministri Mahir Jagxhillar, por edhe nga operatori ekonomik të respektohet kontrata dhe të punohet sipas paramasës dhe parallogarisë dhe të merret përgjegjësi për ndërtimin e shkollës sipas planit dinamik të paraparë.

Kam ardhur sot këtu, në cilësinë e kryetarit të Komunës,  dhe në emër të Drejtorisë së Arsimit, në emër të shkollës dhe këshillit të fshatit dhe këshillit të prindërve duam që të shprehim shqetësimin tonë për zvarritjen e këtij projekti dhe të kërkojmë nga Ministritë kompetente dhe operatori ekonomik që e ka fituar projektin, që të fillojë me realizimi e planit dinamikë për shkak se të gjithë jemi të brengosur pasi punimet kanë ngecur shumë dhe kjo është e patolerueshme”, u shpreh Haliti. Ai u shpreh se është e patoleruesme që deri më tas kur edhe jë muaj mbusë jë vit operatori ka hapur vetëm një gropë si që po shihi edhe ju dhe asgjë më shumë, ka thënë Haliti.

Haliti ka shtuar se për çdo vonesë dhe mos respektim të kontratës, Komuna do të padisë tek autoritetet e drejtësisë Ministrinë e Administratës Publike për papërgjegjësi dhe zvarritjen e këtij projekti, i cili është i nevojshëm për këtë lokalitet.

“Është  apsolutisshtë e pa justifikueshme dhe  e paarsyeshme, kjo që ka ndodhur, andaj kërkojmë që të vijojnë punimet qysh nesër, i japim ultimatum një javë kohë dikasterit qeveritarë që të marrin masa”, ka deklaruar ai. Haliti ka shprehur shqetësimin se ngecja e punimeve në vendin ku kanë filluar punimet po paraqet rrezik për fëmijët e këtij fshati, meqë gropa mbushet me ujë kur ka reshje ndërkohë që ka thënë se Komuna nuk ka kompetenca as në mbikëqyrje as në procedura tjera por ato i takojnë Ministrisë.Të njejtin shqetësim e ka shprehur për medie  edhe Bujar Ostërgllava kryetar I Këshillit të prindërve të Shkollës fillore “Halil Alidema” I cili ka potecuar rreziku që v cdo ditë po I kanoset nxëësve të kësaj shkolle që cilët mësojnë ë objekti e vjeter . Si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, me padurim e kanë mirëpritur ndërtimin e një objekti të ri shkollor, por që këta akoma nuk po kanë fatin që t’i shfrytëzojnë hapësirat e një shkolle të re” është shperhur Ostërgllava.

Ndryshe, punimet në ndërtimin e shkollës së re kishin nisur 12 dhjetor të viti 2016 dhe nga atëherë pos gurthemelit dhe gërmimit të dheut nuk shihet se është bërë diçka tjetër,.Te themi edhe këtë se shkolla umro mbi 1000 nxënës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test