Haziri uron gjilanasit për një vit të mbarë - Bota Sot
Haziri uron gjilanasit për një vit të mbarë

Gjilani

E hënë, 21 maj 2018

Haziri uron gjilanasit për një vit të mbarë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 06:18
Lutfi Haziri

Ndërrimin e motmotit e ka pritur së bashku familjen e tij dhe qindra qytetarë të Gjilanit, kreu i Komunës Lutfi Haziri në sheshin “Agim Ramadani”.

Fillimisht, kreu i Gjilanit ka vizituar shërbimin e kujdestarive të shtetit, Policinë e Kosovës, Shërbimin e Zjarrfikësve, Spitalin Regjional, përkatësisht Repartin e Gjinekologjisë dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Dardania”.

Haziri ka falënderuar ata për punën e madhe që po e bëjnë në shërbim të qytetarëve, përderisa pohoi se e gëzon fakti që deri tani nuk ka pasur asnjë incident.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë ekses. I falënderoj dhe ndihem krenar me shërbimin e kujdestarive të shtetit, të cilët po punojnë 24 orë në shërbim të qytetarëve. Uroj që 2018 të jetë vit më i mbarë dhe uroj mirëqenie e dashuri për të gjithë”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, festa në sheshin “Agim Ramadani” po vazhdon ende me koncertin festiv të organizuar nën përkujdesjen e kreut të Gjilanit me performimin e artistëve të qytetit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test