Haziri synon që “Flakën…” ta bëjë më ndërkombëtare - Bota Sot
Haziri synon që “Flakën…” ta bëjë më ndërkombëtare

Gjilani

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Haziri synon që “Flakën…” ta bëjë më ndërkombëtare

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:54
Pamje nga takimi

Bordi i manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, diskutoi sot për përgatitjet për vendosjen e bustit të Skënderbeut dhe akademinë e flakës, e cila i kushtohet 550-vjetorit të vdekjes dhe 50-vjetorit të demonstratave për Flamurin kombëtar, sikurse edhe për ekspozitën e artit figurativ.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë adresimit para gazetarëve, tha se sivjet risia e “Flakës…” është që një ansambël nga Republika e Shqipërisë do të jetë mysafir i veçantë, ndërsa 29 janari do t’i  kushtohet Natës e Mysafirëve.

Ai tha se do të punojë që Flakën e Janarit ta bëjnë më ndërkombëtare e më regjionale në mënyrë që, siç tha, këtë manifestim ta nxjerrim në edhe për të huajt.

“Nga viti i ardhëm “Flaka e Janarit” do t’i jap një dimension tjetër kulturor. Gjilanin e kemi bërë kryeqendër të kulturës dhe natyrisht që kjo pasqyrë e krejt aktivitetit kulturor e ka teatrin, sepse për një javë do të ketë shfaqje teatrale në konkurrencë, të cilat do të priten mirë nga publiku”, tha Haziri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test