Shpresa Kurteshi-Emini zgjidhet kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit - Bota Sot
Shpresa Kurteshi-Emini zgjidhet kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Gjilani

E diel, 25 shkurt 2018

Shpresa Kurteshi-Emini zgjidhet kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 18:27
Kuvendi Komunal i Gjilanit

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën kryesimin e anëtarit më të vjetër, Hevzi Xhelili nga PDK, ka zgjedhur të premten kryesuesin e ri të organit vendimmarrës për këtë mandat, Shpresa Kurteshi-Emini nga LDK, si dhe ka proceduar me pikat tjera të rendit të ditës.

Për Kurteshin-Eminin, e cila e ka udhëhequr për një kohë të shkurtër Kuvendin Komunal edhe në mandatin e kaluar, tri herë e zgjedhur asambliste, kanë votuar 24 anëtarë të Kuvendit, 7 kanë votuar kundër, 2 kanë abstenuar, ndërsa një fletëvotim ka qenë i pavlefshëm.

Ajo ka qenë kandidate e vetme për këtë pozitë, të cilën e ka ushtruar për një kohë të shkurtër edhe në mandatin e kaluar, meqë subjektet tjera nuk kanë bërë asnjë kundërpropozim.

Kështu, Kuvendin Komunal në Gjilan do ta udhëheq sërish një femër.

Duke u falënderuar për besimin e dhënë, Kurteshi-Emini, e cila është zgjedhur për herë të tretë këshilltare komunale, ka thënë se është e vetëdijshme për përgjegjësitë që ka marrë dhe i ka ftuar të gjitha grupimet politike që të punojnë së bashku në realizimin e interesave të qytetarëve të Gjilanit, e bindur se bashkërisht mund të bëjnë shumë punë të mira.

Në këtë seancë, e dyta në këtë përbërje, Kuvendi ka miratuar edhe nismën e kryetarit të Komunës për ndryshim dhe plotësim të statutit. Kryetari Lutfi Haziri, i cili e ka arsyetuar këtë nismë të tij, ka thënë se ndryshimi dhe plotësimi i statutit të Komunës, është i nevojshëm për të bërë një riorganizim të ekzekutivit si dhe një ri-përshkrim të detyrave të punës për secilin zyrtar komunal, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit.

Përndryshe, Haziri ka thënë se ekzekutivi i Komunës do të jetë në funksion të plotë të zbatimit të ligjit dhe të vendimeve të Kuvendit Komunal, ndërkohë që është shprehur i bindur se Gjilani do të vazhdojë të jetë një Komunë shembull sa i përket bashkëpunimit në çështjet me interes

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test