Rrokulliset një cisternë në Llabjan të Gjilanit - Bota Sot
Rrokulliset një cisternë në Llabjan të Gjilanit

Gjilani

E hënë, 20 gusht 2018

Rrokulliset një cisternë në Llabjan të Gjilanit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 16:57
Pamje nga aksidenti

Një cisternë është rrokullisur sot në Llabjan të Gjilanit.

Në Llabjan të Gjilanit për shkak të kushteve të rënda atmosferike është rrokullisur një cisternë.

Lajmin për këtë rrokullisje e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit Shaban Azizi.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar se në hyrje të fshatit Llabjan, më saktësisht afer ‘Bejta Comerc’ është rrokullisur një cisternë me naftë e kompanisë Petrol. Shoferi ka pësuar lëndime trupore”, tha zedhënësi Azizi.

Rruga ka qenë e bllokuar deri në largimin e rezervuarit me naftë të cisternës, ndersa policia ka thënë se rruga më pas është liruar.

Zëdhënësi Azizi apeloi qe për shkak të reshjeve të borës shoferët të kenë kujdes të shtuar në trafik. /Kallxo

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test