Haziri çmon punën e policisë në Gjilan në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve - Bota Sot
Haziri çmon punën e policisë në Gjilan në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve

Gjilani

E premte, 25 maj 2018

Haziri çmon punën e policisë në Gjilan në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:43
Kryetari Lutfi Haziri

Është prezantuar sot raporti vjetor i trafikut rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Lutfi Haziri, komandantja e Policisë Rajonale, Elmina Mahmuti, komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi dhe përfaqësues nga shtabi qendror në Prishtinë.

Kryetari Lutfi Haziri, ka çmuar lartë punën e policisë në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe në edukimin e tyre me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

“Me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe që qytetarët ta kenë më të sigurt lëvizjen, Komuna është në proces të vendosjes së ndriçimit publik në rrugën Gjilan-Livoçi Ulët-Kllokot, sikurse edhe ajo nga tuneli deri në Bresalc, meqë do të ndërtohen sipas standardeve evropiane. Po ashtu, planifikojmë vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet në bashkëpunim me policinë dhe kjo e lehtëson shumë punën tonë dhe të policisë së shtetit”, ka thënë Haziri.

Komandantja rajonale e policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti, pasi ka përgëzuar punën e Trafikut Rajonal të Policisë, ka falënderuar edhe kreun e Gjilanit për bashkëpunimin permanent, gjithnjë në të mirë të sigurisë së qytetarëve.

Në diskutimet e sotme u elaborua plani vjetor, ku u dhanë informacione rreth gjendjes sa i përket trafikut rajonal, për parandalimin ose zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet, me dëme e me lëndime, ku fatkeqësisht në vitin 2017 ka pasur në rritje krahasuar me vitin 2016.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test