Caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik ndaj një të pandehuri - Bota Sot
Caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik ndaj një të pandehuri

Gjilani

E hënë, 18 qershor 2018

Caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik ndaj një të pandehuri

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:02
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës për të pandehurin P. C., në kohëzgjatje prej 15 ditëve.

Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe ka dëgjuar pretendimet e prokurorit dhe ekspertit psikiatër ka konstatuar se i pandehuri P. C., ka manifestuar probleme psikologjike, duke ngacmuar dhe ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Me këtë i pandehuri P. C. dyshohet se ka kryer veprën penale: ngacmimi nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test