Bejta: Qytetarët e vlerësuan punën tonë

Gostivari

Bejta: Qytetarët e vlerësuan punën tonë

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 08:53
Pamje nga fushata

Komuna e Gostivarit njofton se dita e djeshme ishte dita e parë e fushatës zgjedhore në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, ku filloi me hapejn e shtabit zgjedhor në fshatin Forinë.

Kryetari Bejta tha para banorëve të fshatit Forinë që: “Ardhja në fshatin Forinë është kënaqësi, sepse çdoherë kam qenë i mirë se ardhur në këtë fshat”.

“Qytetarët e Gostivarit janë njerëz të mençur dhe dinë të vlerësojnë. Për shkak se kemi punuar në të mirë të qytetarëve, qytetarët nga Gostivari dhe vendbanimet përreth erdhën te Qendra për Kulturë për të takuar liderin tonë Ali Ahmeti. Për herë të parë në sallë nuk kishte vend, dhe njerëzit ktheheshin prapë se nuk kishin mundësi të hyjnë. Mua më gëzoi fakti që qytetarët shqiptarë iu përgjigjen ftesës sonë dhe erdhën në tubim. Ajo që më gëzoi pa masë ishte fakti që në mesin e qindra të pranishmëve ishin shumë të ri, kishte shumë nëna shqiptare. Do të thotë se ato i shohin, i prekin dhe i vlerësojnë punët tona që i kemi bërë për qytetarët e Gostivarit”, tha Bejta.

Në prani të banorëve të fshatit, paraqitje patën kryetari i Shtabit Komuanl Zgjedho dhe kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta, kandidatët për deputetë Talat Xhaferi dhe Mirsada Emini – Asani, kryetari i Këshillit Vendor, Rexhep Ziberi si dhe kryetari i shtabit zgjedhor në fshatin Forinë, Sabit Aliu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat