Aleanca për shqiptarët hapi shtabin e saj në Çajlë

Gostivari

Aleanca për shqiptarët hapi shtabin e saj në Çajlë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 10:43
Aleanca për shqiptarët

Aleanca për shqiptarët hapi shtabin zgjedhor në fshatin Çajlë të Gostivarit dhe në hapjen e këtij shtabi të Aleancës për shqiptarët i pranishëm ishte njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga rrethi i Gostivarit, Afërdida Hamza, Shpëtim Elezi, Nehad Bafqari, Valbona Ristemi, Gazmend Selmani, Jasin Halili, Nexhibe Selimi dhe Dijana Emri.

Në fjalën e tij të rastit para bashkëvendasve të Çajlës, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se kombi shqiptarë ndodhet para një udhëkryqi të madh përshkak të besimit të humbur reciprok nëmes popullatës dhe figurave të ndryshme politike. Ky mosbesim ka shkaktuar huti të paparë me pasoja të rënda për shoqërinë në përgjithësi. Me qëllim apo pa qëllim, në këto 25 vite të pluralizmit në vend, politikanët tanë kanë shkaktuar një mosbesim masiv te elektorati saqë çdo politikan i ri do të duhet të bëjë mrekulli të kalibrit të lartë për t'u ballafaquar me këtë mosbesim të krijuar ndaj politikës dhe politikanëve në përgjithësi. Ky mashtrim gjithashtu ka shkaktuar edhe një dekurrajim të madh te  shumë njerëz kompetentë me shpirtë publik që të futen në politikë. Ata të rinjë që janë futur në politikë, kujdesin për shoqërinë duhet ta shohin si një kontratë nëmes gjeneratave, ku çdo gjeneratë e ka për obligim që ta shfrytëzojë këtë amanet denjësisht, me kusht që ti jepet gjeneratës pas nesh, pa mos e dëmtuar, dhe me shpresë për ta përmirësuar dukshëm për gjeneratën e ardhëshme. Aleanca për shqiptarët e ka kuptuar drejtë kët mision dhe është mjaft e vetëdijshme për këtë barrë të madhe dhe do të kujdeset si sytë e ballit për këtë amanet. Kjo do të jetë kështu deri në momëntin kur këtë amanet t'ia përcjellim gjeneratës së re, dhe më pas kjo gjeneratë ta përcjelli më tutje, theksoi nëmes tjerrash njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi.

Image

 

Kanditatët për deputet theksuan se Aleanca për shqiptarët përbëhet nga një gjeneratë e re që kanë tërrësisht një mendim ndryshe të organizimit politik dhe kur rreth vetes kanë tri lider të Aleancës për shqiptarët atëherë ky moment na motivon dukshëm që të japim maksimumin nga vetja të përfaqësojmë denjësisht Aleancën për shqiptarët. Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por sëpari duhet të jemi të testuar për këtë përgjegjësi të madhe dhe atëherë të analizoni performancën tonë me fjalët që i themi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat