300 divorce brenda vitit 2016 në Gostivar

Gostivari

300 divorce brenda vitit 2016 në Gostivar

Më: 9 janar 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Fenomeni i shkurorëzimeve në rajonin e Gostivarit po merë përmasa shqetësuese. Gjatë vitit 2016  në Qendrën ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, janë regjistruar gjithsej 230 divorce, ndërkohë që rreth 40 lëndë qëndrojë një hap para shkurorëzimit.

Sipas evidencave zyrtare, nëse bëhet një krahasim me vitin paraprak, kur për gjatë gjithë vitit janë regjistruar 280 divorce, duket që ky numër po rritet me intensitet të shpejtë. Ndryshe nga periudha e mëhershme kur çifti bashkëshortor dorëzonte procedurën për shkurorëzim, ekipi profesional në përbërje të pedagogut, psikologut dhe punëtorit social, fillonte procedurën e pajtimit. Ndërkaq tani, ata vinë me vendime të prera dhe pa dashur të humbasin kohë me procedurën e pajtimit e kërkojnë vendim final, shkurorëzimin.

Muhamet Tahiri nga Qendra ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, thotë se grup-mosha e personave të cilët më së shumti shkurorëzohen është 24 deri në 35 vjet , mirëpo të dhënat tregojnë që edhe pas shumë vite martesë, çiftet zgjedhin të ndahen për të gjetur një jetë më të mirë, ndërkaq fëmijët janë ata që pësojnë më së rëndi këtë zgjedhje. Sipas tij, edhe zgjedhjet individuale të të rinjve sot janë shpesh arsye për ndarje, por Tahiri thekson se zgjedhja individuale nënkupton edhe përgjegjësinë individuale. Ai thotë se numri i lëndëve të shkurorëzimeve nga të dhënat zyrtare që vijnë nga gjykata sa vjen e shtohet.

Në bazë të analizave të ekspertëve të Qendrës Ndërkomunale për Punë dhe Politikë Sociale, gjatë vitit 2015 na paraqitet një histori e mëparshme kush bashkëshortët nuk gjenden përballë këtij vendimi shkaku i marrëdhënieve të prishura bashkëshortore, por për shkaqe ekzistenciale, për të bërë dokumentet në ndonjë vend të zhvilluar ekonomikisht, pas çka mirëmbajtja e familjes nga ana e kryefamiljarit do të ishte më e lehtë.

Megjithatë, ekspertët e qendrës në fjalë, këtë vendim e konsiderojnë si thikë me dy tehe për shkak se së fundmi, shumë të rinj kanë pasur përfundim fatal nëpër vendet e ndryshme të Evropës dhe me faktin që ata kanë pasur kurorë me një shtetase të huaj, shteti i atjeshëm i ndan dëmshpërblim, pension dhe përkujdesje për fëmijët  gruas legjitime të tij, pra shtetases së huaj me këtë rast, ndërsa familja e vërtetë mbetet edhe me dhimbjen për humbjen e kryefamiljarit, edhe pa asnjë lloj përkujdesje dhe të ardhurash për ekzistencë. Por, shpjegimet e gjykatësve gostivaras për shkurorëzimet janë se këto paraqiten për shkak të dhunës familjare, posedimit të karaktereve të ndryshme të çifteve bashkëshortore dhe për shkak të kushteve ekonomike.

Kërkesat për shkurorëzim parashtrohen nga të dy palët. Megjithatë, ka një dallim në baza gjinore. Vetëm një e treta e kërkesave për shkurorëzim parashtrohet nga gratë. Gjykatësit janë më analitik në besimin e fëmijës. Ndarja nga fëmija bëhet edhe me marrëveshje që quhet një “braktisje me marrëveshje” nga nëna.

Këta deklarojnë se kjo varet nga rrethanat, kushtet e jetesës dhe vet kërkesave të fëmijës mbi moshën 10 vjeç, por përgjegjësinë e hedhin në shportën e qendrave sociale, sepse këto e kanë detyrën e përcjelljes së kushteve të jetesës dhe të kualitetit emocional të prindit për fëmijën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat