Zgjedhjet lokale, Arben Taravari flet për Gostivarin - Bota Sot
Zgjedhjet lokale, Arben Taravari flet për Gostivarin

Gostivari

E enjte, 14 dhjetor 2017

Zgjedhjet lokale, Arben Taravari flet për Gostivarin

Nga: Arben Taravari Më: 26 gusht 2017 Në ora: 20:09
Arben Taravari

Të dashur bashkëqytetarët e mi!
Për disa javë afrohen Zgjedhjet Lokale dhe ne si parti kemi vendosur t’i japim rëndësi titanike platformës politike me të cilën do synojmë të përmirësojmë jetën e qytetarëve të Gostivarit.

Zakonisht politika e deridjeshme është bërë me emra dhe mbiemra, fushatat janë bazuar në muskujt e partive më të forta, duke ju dhënë alternativë vetëm individë të caktuar, të cilët flisnin për programe e platforma që pothuajse asnjëherë nuk dëgjoheshin.

Erërat kanë fryrë në një drejtim më të mbarë kohëve të fundit, dhe falë Zotit edhe politika po merr një kontekst më objektiv, më racional dhe më demokratik.
Pikërisht për këtë shkak kemi vendosur që të mblidhemi bashkë me ju, në selinë e Degës tonë në Gostivar, e të diskutojmë bashkë hallet e qytetit tonë, të dëgjojmë zërin tuaj, të analizojmë problemet më prioritare dhe t’ju tregojmë planin tonë të punës për qytetin, plan i cili do të vuloset nga të gjithë bashkë. Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të përcaktojmë një platformë të hartuar nga arsyeja maxhoritare, ku secili të jetë i përfshirë, pasi padyshim secili mendon më të mirën për qytetin tonë.

Le të bëhemi shembull i mirë për të gjithë të tjerët që jam i sigurtë që i duan qytetet e tyre po aq sa ne tonin, le të jemi ata që mblidhen për të diskutuar për të mirën e përbashkët dhe qoftë një fillim i mbarë i një misioni të lartë si është Rimëkëmbja e Qytetit tonë. Gostivari nuk është pronë e askujt, ai është i të gjithëve, ndaj të gjithë duhet të mendojmë për të. Platforma dhe strategjitë e përbashkëta do të jenë vizioni më i mirë i të ardhmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test