Qytetarët e Gostivarit: Arben Taravarit do ishte më i dobishëm si Ministër se sa Kryetar Komune

Gostivari

Qytetarët e Gostivarit: Arben Taravarit do ishte më i dobishëm si Ministër se sa Kryetar Komune

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 17:53
Arben Taravari

Arben Taravari a do të kishte mundësi që më shumë të kontribuon për shqiptarët në Maqedoni si Ministër i Shëndetësisë apo si i pari i Gostivarit në kohën kur për shqiptarët dhe të gjithë bashkëqytetarët e tjerë, ai sa filloi që të sjellë masa për transparencën në raportin Ministria e Shëndetësisë me qytetarët, institucionet shëndetësore në raportin me mjekun dhe me pacientin, sa filloi që t’i vë në sipërfaqe spitalet e shqiptarëve të lëna pas dore, dhe me kushte te mjerueshme, sa filloi që të hyjë ni histori si Ministër i suksesshëm shqiptar në ministrinë e Shëndetësisë, ae mori guximin apo "ishte i detyruar"që të hyjë në garë për të parin e Gostivarit.

Ku do të jetë dobia më e madhe e Arben Taravarit si kyetar në Komunën e Gostivarit apo si Ministër i Shëndetësisë i cili është me profesion mjek. Zhurnal analizoi opinionin publik të qytetarëve në Gostivar dhe sipas një qytetari mjaftë të njohur në Gostivar dhe mik i Arben Taravarit theksonë se Taravari nuk duheshte që të kandidojë për kryetar të komunës së Gostivarit sepse ai vetëm sa filloi që të merrë hov të madh pozitiv si shqiptar i suksesshëm në ministrinë e Shëndetësisë, sepse shqiptaret në Maqedoni gjithnjë kanë pasur nevojë që ata të avancohen dhe ta ndjejnë shërbimin mjekësor të afërt dhe të kenë besim në të, disa të tjerë mendojnë që ai është kandiduar sepse politika këtë e kërkon, partia përdor figurat me autoritet për eventualisht qëllime partiake në ngritjen e numrit të votave e kështu me radhë, por e thekson se kjo s’është asgjë vetëm një garë politike dhe ai duhet të kthehet prapë në postin e Ministrit të Shendetësisë. 

Ndryshe këtë e tha edhe Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë që edhe po të humbasë zgjedhjet lokale, Taravarit do t’i jepet prapë do e rikthen si Ministër i Shëndetësisë se një kuadër si Taravari është i nevojshëm për shendetësinë e Maqedonisë, si dhe një grup tjetër i qytetarëve janë të mendimit se ai nuk duheshte të hyjë në këtë garë për të parin e Gostivarit sepse sipas tyre ai nuk mund të kontribuon aq sa në Ministrinë e Shëndetësisë si dhe kjo ministri është tepër e rëndësishme për shqiptarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat