Aksident komunikacioni në Gostivar, pesë persona të lënduar - Bota Sot
Aksident komunikacioni në Gostivar, pesë persona të lënduar

Gostivari

E martë, 12 dhjetor 2017

Aksident komunikacioni në Gostivar, pesë persona të lënduar

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore gjatë një aksidenti të komunikacionit këtë mëngjes në Gostivar.

Sipas informatave të SPB Tetovë, aksidenti i komunikacionit ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 6:15 në rrugën rajonale Gostivar-Gradec në mbikalimin rrugor ku janë përplasur veturë “Volkswagen Vento” dhe furgon “Ford Transit”. Vozitësi i veturës, 16 vjeçar nga Gostivari, që ka drejtuar veturën pa leje të vozitje ka humbur kontroll mbi veturën dhe ka dalur përballë furgonit. Krahas dy vozitësve, janë lënduar edhe tre udhëtarë, një në veturë dhe dy persona në furgon, ku njëri prej tyre ka përfunduar me krah të thyer. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa Q.I. (32) për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit.

Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer ekip i SPB Tetovë me autorizim të prokurorit publik.

Nga SPB Tetovë, paralajmërojnë për dukurinë e shpeshtë të vozitësve pa leje që drejtojnë vetura dhe vetëm në rajonin e Pollogut janë regjistruar mbi 2.500 shkelje të këtilla të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test