Forumi Rinor: BDI në Gostivar: Më 29 tetor vulosim fitoren e Bejtës - Bota Sot
Forumi Rinor: BDI në Gostivar: Më 29 tetor vulosim fitoren e Bejtës

Gostivari

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Forumi Rinor: BDI në Gostivar: Më 29 tetor vulosim fitoren e Bejtës

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 09:31
Forumi Rinor

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, Forumi Rinor – FRBDI mbajti mbledhjen e radhës ku i pranishëm ishte edhe Kryetari Nevzat Bejta.

Në mbledhje u analizuan rezultatet e rrethit të parë zgjedhor. Në fjalimin e tij, Kryetari Bejta potencoi që falë angazhimit të qytetarëve, Forumit Rinor, Forumit të Gruas, Këshillave vendore, degës dhe gjitha strkturave partiake, u arrit që BDI të radhitet si partia e parë nga numri i këshilltarëve komunalë, sikurse kandidati për Kryetar komune.

“Bashkë me qytetarët e Gostivarit do të ia dalim më 29 tetor. Kemi lidhur bashkëpunim edhe me subjekte të tjera politike dhe fitorja do të jetë maksimale. Tentuan që marrëveshje të fshehta të na marrin fitoren por dështuan, sepse, qytetarët e Gostivarit që e kishin thënë fjalën dhe vullnetin e tyre në kutitë e votimit ishin më në numër se sa votat e porositura”, u shpreh Bejta duke shtuar që në ditët në vazhdim do të bëhen publike dhe transparente bashkëpunimet me subjektet e tjera politike për koalicionin e ardhshëm udhëheqës në Komunën e Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test