Në Gostivar për një ditë kundër gripit vaksinohen 220 persona - Bota Sot
Në Gostivar për një ditë kundër gripit vaksinohen 220 persona

Gostivari

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Në Gostivar për një ditë kundër gripit vaksinohen 220 persona

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 11:33
Ilustrim

Në repartin epidemiologjik të Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar, në ditën e parë të imunizimit sezonal të popullatës kundër gripit, janë vaksinuar 220 persona.

Gjatë ditës pritet ky numër të arrijë në 400, informojnë nga reparti i Qendrës për Shëndet Publik Gostivar. Në mesin e të parëve të cilët e morën vaksinën e cila mbron prej tre tipave të virusit, më të shumtë janë qytetarët e gjeneratës më të vjetër dhe personat e sëmurë kronik, ndërsa ka edhe punëtorë shëndetësorë. "Interesimi, zakonisht është rritur veçanërisht në ditët e para. Vaksina, veçanërisht rekomandohet për personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkëritë, veshkat, diabetikët, personat me anemi dhe imunitet të zvogëluar.

Rekomandohet edhe për ata mbi moshën 60 vjeçare si dhe personat të cilët në mënyrë profesionale i ekspozohen rrezikut, punonjësve të shëndetit dhe në institucionet publike. Vaksinimi i fëmijëve, mund të zbatohet vetëm nëse është e domosdoshme dhe me konsultimin e pediatrit. Vaksina, tani për tani është masa parandaluese më efikase kundër gripit", deklaroi epidemiologu prim. dr. Voisllav Ognjanoski. Imunizimi i popullatës së rajonit të Gostivarit sivjet do të zbatohet në 1.200 doza të vaksinave kundër gripit. Vitin e kaluar, në Gostivar janë aplikuar 1.100 doza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test