Nxënësit e dalluar të gjimnazit, qëndruan dhjetë ditë në Bursa të Turqisë - Bota Sot
Nxënësit e dalluar të gjimnazit, qëndruan dhjetë ditë në Bursa të Turqisë

Gostivari

E premte, 17 gusht 2018

Nxënësit e dalluar të gjimnazit, qëndruan dhjetë ditë në Bursa të Turqisë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:16
Pamje nga vizita

Në kuadër të Programit Erazmus plus, gjashtë nxënësit më të dalluar dhe më meritor të gjimnazit të Gostivarit, të udhëhequr nga profesoresha Arbena Solejmani, prej 2 deri më 12 dhjetor qëndruan në Bursa të Turqisë. Nxënësit shqiptarë, maqedonas dhe turq nga Gostivarit morën pjesë në aktivitetit e organizuar me temë “All start with Music” (Çdo gjë fillon me muzikën) ku morën pjesë edhe të rinj nga Turqia dhe Italia prej të cilëve një pjesë me prejardhje nga Pakistani.

“Muzika ishte ajo e cila e kishte qëllimin që te afrojë njerëzit më afër njëri-tjetrit. Aktivitetet tona ishin nga më të ndryshmet si p.sh. këndim në sheshin e qytetit dhe në një qendër të madhe tregtare me instrumente, intervistë kalimtarëve rreth muzikës që dëgjonin, këndim me koreografi nga vetë pjesëmarrësit, prezantim i specialiteteve te shteteve nga vinin pjesëmarrësit, krijimi i lojërave fëmijërore duke përdorur muzikën ne lojë dhe të tjera”, shpjegon profesoresha Arbena Solejmani.

Drejtori i SHMK “Gostivar”, Dritan Imeri njoft?i se krahas punëtorisë dhe kreativitetit që treguan nxënësit, ata kanë vizituar qytetin e Bursës dhe më gjerë, kanë kontaktuar me qytetarë të Bursës, ndër të cilët shumica kanë qenë me prejardhje nga viset tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test