Përfundoi rikonstruimi i rrjetit të kanalizimit në një pjesë të lagjes “Lajthia” - Bota Sot
Përfundoi rikonstruimi i rrjetit të kanalizimit në një pjesë të lagjes “Lajthia”

Gostivari

E mërkurë, 15 gusht 2018

Përfundoi rikonstruimi i rrjetit të kanalizimit në një pjesë të lagjes “Lajthia”

Më: 2 janar 2018 Në ora: 15:25
Arben Taravari, ku u prit nga banorët e lagjes dhe bashkëbisedoi me ta.

Problemi me të cilin banorët e rrugës Drage Todorovski në lagjen “Lajthia”, janë ballafaquar tash e 17 vjet sa herë që ka pasur të reshura intensive, përfundimisht u zgjidh ditë më parë.

Me këtë rast, të dielën, lagjen në fjalë e vizitoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ku u prit nga banorët e lagjes dhe bashkëbisedoi me ta.

“Zgjidhja e problemit me rrjetin e kanalizimit në këtë pjesë të lagjes Lajthia, ishte një nga premtimet tona parazgjedhore. E vizituam këtë lagje para tri javësh dhe menjëherë filluam me rikonstruimin e plotë të rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe fekal. Ekipet e Ndërmarrjes publike Komunalec, me sukses i përfunduan punët për një kohë të shkurtë dhe shpresoj se problemi që kanë pasur banorët lokalë që prej vitit 2000, nuk do të përsëriten më”, deklaroi kryetari Taravari.

Ai njoftoi me këtë rast, se realizimi i këtij projekti ka kushtuar 2,5 milion denari dhe se do të vazhdohet të punohet në terren për të përmbushur të gjitha premtimet e dhëna, një nga një.

Banorët e lagjes, u shprehën falënderues për këtë ndërhyrje të shpejtë dhe efikase të Komunës së Gostivarit për tejkalimin e problemit jetik të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test