Gostivar, mbi një mijë persona kanë vozitur pa leje gjatë vitit të kaluar - Bota Sot
Gostivar, mbi një mijë persona kanë vozitur pa leje gjatë vitit të kaluar

Gostivari

E enjte, 16 gusht 2018

Gostivar, mbi një mijë persona kanë vozitur pa leje gjatë vitit të kaluar

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:05
Ilustrim

Gjatë vitit të kaluar në rajonin e Gostivarit janë zbuluar dhe larguar nga komunikacioni 1033 persona, të cilët e kanë drejtuar makinat pa leje për vozitje.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se numri më i madh i tyre, kanë drejtuar makina, por edhefurgonë dhe kamionë dhe makina tjera ngarkuese.

Sipas moshës bëhet fjalë për persona të moshës më të re, prej 15-16 deri 34-40 vjeçare.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përkrah vozitjes pa leje është vërejtur që shoferët fillestarë nuk e kanë respektuar ligjin.

Gjatë vitit të kaluar në Gostivar janë kontrolluar 28.211 makina dhe vozitës, prej të cilave 8893 kanë qenë të parregullta dhe janë përgatitur 3813 kallëzime penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test