Arrestohet 24-vjeçari nga Gostivari, plot 75 vepra penale - Bota Sot
Arrestohet 24-vjeçari nga Gostivari, plot 75 vepra penale

Gostivari

E martë, 22 maj 2018

Arrestohet 24-vjeçari nga Gostivari, plot 75 vepra penale

Më: 21 janar 2018 Në ora: 12:26
MPB

Policia e Tetovës ka arrestuar 24-vjeçarin I.XH nga fshati Debreshtë të Gostivarit nën dyshimin se ka kryer plot 75 vepra penale. Madje, përpos veprave penale, ai ka mundur të arratiset edhe nga burgu i Tetovës. I.XH akuzohet se ka kryer 51 “vjedhje të rënda”, 18 “vjedhje të mbetura në tentiv”, pesë “vjedhje makinah”, etj, përcjell Alsat M. 

I.XH veprat penale i ka bërë në rajonin e Gostivarit, Tetovës, Strugës, Ohrit, Kërçovës, Resnjës dhe Manastirit, bën të ditur MPB. Gjatë bastisjes në shtëpi madje, është gjetur edhe një pistoletë. Është konstatuar se pistoletën e ka vjedhur në një shitore në Tetovë më 03.01.2018.

Po ashtu është gjetur edhe makina “Audi” të cilën i arrestuari e ka vjedhur në Strugë, ndërsa janë gjetur edhe mjetet tjera që dyshohet se janë të vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test