Brenda dy-tre vitesh do të përmirësohen kushtet në lagjen rome “Vrima” në Gostivar - Bota Sot
Brenda dy-tre vitesh do të përmirësohen kushtet në lagjen rome “Vrima” në Gostivar

Gostivari

E hënë, 18 qershor 2018

Brenda dy-tre vitesh do të përmirësohen kushtet në lagjen rome “Vrima” në Gostivar

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:31
Pamje nga takimi

Ministri pa resor Aksel Ahmedovski dhe kryetari i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibrahimovski qëndruan në komunën e Gostivarit, me ç’rast, të shoqëruar nga kryetari i komunës Arben Taravari vizituan lagjen rome të a.q. “Vrima” në Gostivar.

Konstatim i përbashkët i tyre ishte se kushtet e jetesës në këtë lagje janë mizore dhe se gjendja e këtillë mund të tejkalohet vetëm me masa të koordinuara të institucioneve lokale dhe shtetërore.

“Kjo lagje gjendet në bërthamën e qytetit dhe me të vërtetë është jodinjitoze që në shekullin 21 të lejohet që qytetarët e një lagjeje të tërë të jetojnë në kësi kushtesh. Së pari do të përgatitet një plan aksion në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe brenda dy-tre viteve do të kompletohet infrastrukturë dhe kjo lagje do t’i ngajë një lagjeje urbane”, theksoi Taravari.

Ministri Ahmedovski tha se është prekur shumë nga pamja që sheh, por gjithashtu u shpreh optimist duke pasur parasysh disponimin pozitiv të kryetarit Taravari dhe mbështetjen e ministrive përkatëse, do të përmirësohen kushtet e jetesës në këtë lagje dhe ajo do të shndërrohet në një lagje elitare.

Vlen të theksohet se në komunën e Gostivarit, tashmë është punësuar një pjesëtar i komunitetit rom i cili po ushtron detyrën e bashkëpunëtorit për çështje të romëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test