Samadrexha po mobilizohet për të fituar Kupën e Kosovës në hendboll (femrat).
Pengesa e parë për Samadrexhën është Ferizaj në kuadër të gjysmëfinales së Kupës.
Ndeshja luhet të shtunën në orën 16.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Kryetari i klubit, Besnik Basholli, premton një pagë ekstra premi për secilën lojtare nëse fitojnë Kupën e Kosovës
Basholli thotë për gazetën “Bota sot”: “Fitimi i kupës një pagë ekstra”.
Samadrexha është në formë të mirë dhe pretendojnë se në Pejë iu shkon më shumë se kudo tjetër si ekip.