Mehmeti: Të kthejmë trofeun në Pejë

Hendboll

Mehmeti: Të kthejmë trofeun në Pejë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 22:14
Mursel Mehmeti

Besa Famgas do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën prej orës 20:00 në palestrën "Karagaçi” në Pejë, Besa në gjysmëfinale përballet me Rahovecin.

Ndeshja pritet të jetë shumë e fortë.

Kapiteni i Besës, portieri Mursel Mehmeti, është optimist.

“Presim që pas disfatës nga Trepça vitin e kaluar në finale, të kthejmë trofeun në Pejë, sidomos pasi që ngjarja mbahet në ’Karagaçi’.

Jemi tejet të motivuar që ta shpërblejmë publikun me një trofe. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe atmosfera në ekip është shumë e mirë”, ka thënë portieri Mehmeti.

Besa Famgas ka dominuar hendbollin kosovar për kohë shumë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat