Harta e Dardanisë e vitit 1482

Historia

Harta e Dardanisë e vitit 1482

Nga: Gjon Keka Më: 20 shtator 2023 Në ora: 06:21
Harta

Dardania e Konstantinit të Madh,Justinianit,Gjergj Kastriotit I,Pjetër Bogdanit,Nënë Terezës,dr.Ibrahim Rugovës etj.

Iliro-arbërorët ishin një komb i madh për nga vlerat, jo për nga territoret, të cilat përbëheshin nga qytetet e fiset dhe ku secili kishte qeverinë dhe ligjet e tyre. Ata nuk ishin asnjëherë pushtues ndaj asnjë kombi, ndaj asnjë populli, ndaj askujt: ata u ngjajnë për nga gjeografia natyrore Zvicrës, Austrisë dhe vendeve të tjera të bukura alpine.

Edhe Dardania, e cila që nga lashtësia banohej me arbërorë Dardan. është fakt historik se emri Dardani është përdorur edhe para pushtimit romak dhe atij otoman, madje ky emër është përdorë deri vonë.

Prandaj Diokleciani duke e ndarë në gjashtë prefektura ku njëra nga këto ishte edhe Dardania m seli Shkupin. Sikur dihet edhe Justiniani kishte tri seli apo qendra: Justiniana Prima në rrethin e Shkupit,Justiniana Secunda ,Ulpiana si dhe Justinianapolin.

Por ,kjo hartë e vitit 1482(Ptol.N.G,1482,m.d.z.),e rëndësishme ,sepse gjithë jetën dhe veprën e tij ia kushtoi Pjetër Bogdani i Dardanisë këtyre trojeve të tij, poashtu edhe Gjergj Kastrioti i parë I e deri tek dr.Ibrahim Rugova i cili e shpalosi flamurin e tij më simbolin e Daradanisë antike për t'u mishëruar me përkatësinë e vjetër dhe identitetin kombëtar europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat