Harun al-Rashid, kush ishte Kalifi i vërtetë i 1001 Netëve Arabe

Historia

Harun al-Rashid, kush ishte Kalifi i vërtetë i 1001 Netëve Arabe

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:04
Harun al-Rashid

Jo shumë prej figurave të mëdha të historisë së hershme islamike janë gjerësisht të njohura sot në botën perëndimore. Arritjet e kalifëve të tillë si umajadi Abd al-Malik (sundoi në periudhën 685 – 705) apo kalifi i dytë abasid Mansur (sundoi në periudhën 754 – 775) në konsolidimin e influencave respektive të tyre ndaj botës myslimane dhe vendosjes së sistemeve administrative që mbanin perandoritë e tyre të mëdha janë pothuajse të panjohura jashtë radhëve të specialistëve në historinë e hershme islamike. Shumica e njerëzve janë të informuar se qytetërimi arab mysliman gëzonte një “epokë të artë” në fillimet e Mesjetës, por burrat dhe gratë që drejtuan dhe dominuan këtë botë janë pothuajse të harruar. Megjithatë, e kemi një përjashtim në këtë: kalifin abasid Harun al-Rashid (sundoi në vitet 786 – 809). Një bashkëkohës i Sharlëmanjit, kalifati i tij (titulli kalif vjen nga arabishtja khalifa që do të thotë zëvendës i Zotit në Tokë) shtrihej nga Tunizia moderne, nëpërmjet Egjiptit, Sirisë e Irakut, në Iran dhe Azinë Qendrore ish sovjetike. Omani, Jemeni dhe shumë nga Pakistani modern qenë nën dominimin e tij.

Perandoria e madhe që sunduan abasidët qe krijuar nga pushtimet myslimane në periudhën midis viteve 632 dhe 650. Nga viti 661 deri më 750 ajo u sundua prej dinastisë umajade nga kryqyteti i saj në Damask. Të konsideruar jofetarë dhe tiranikë nga shumë myslimanë, sidomos në Irak …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat