6 dhjetori në histori

Historia

6 dhjetori në histori

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 07:43
Ilustrim

1768 - Në Edinburg të Skocisë del botimi i parë i Enciklopedisë Britanike, njohuri të përgjithshme të gjithanshme në gjuhën angleze. Ky botim i parë përbëhej nga 3 vëllime; botimi i vitit 2010, përmban 32 vëllime (më shumë se 1 vëllim për çdo shkronjë të alfabetit anglisht). Enciklopedia Britanike është shkruar nga rreth 100 redaktorë dhe më shumë se 4000 bashkëpuntorë, përfshi 110 fitues të Çmimit “Nobel” dhe pesë presidentë amerikanë. Ajo konsiderohet si një nga enciklopeditë më akademike në botë dhe më e vjetra në anglisht, e cila ende vazhdon të botohet.

1790 - Kongresi i SHBA-së kalon nga New York në Philadelphia të Pensilvanisë. Deri atë vit, krijimi i kryeqytetit Uashington ishte thjesht një ide e sapohedhur në qarkullim. Do të duheshin edhe 10 vjet (1800), derisa Kongresi të vendosej përfundimisht në ndërtesën ku është sot në Uashington, në kodrën e Kapitolit.

1823 - Lindi Friedrich Max Muller, filolog gjerman dhe orientalist (vdiq më 1900). Muller, në mënyrë te veçantë nuk pajtohet me teoritë e Darvinit se gjuha e njeriut mund të ketë evoluar nga gjuha e kafshëve. Për këtë ai mbajti një ligjëratë në vitin 1873, dhe i dërgoi Çarls Darvinit një kopje, duke e siguruar se edhe pse nuk ishte dakord me disa përfundime të Darvinit, Muller ishte një nga lexuesit më të zellshëm dhe admirues i sinqertë i tij.

1877 - Del numri i parë i gazetës “Washington Post”, sot gazeta me qarkullimin më të madh, pas “USA Today”, “Wall Street Journal”, “New York Times” dhe “Los Angeles Times”. Gazeta WP ka fituar 47 çmime “Pulitzer”. Më 5 gusht 2013, Jeff Bezos i “Amazon.com”, ra dakord për ta blerë gazetën për 250 milionë dollarë, duke e përfunduar transaksionin më 1 tetor 2013.

1904 - Theodore Roosevelt shpall pikëpamjen mbi Doktrinën Monroe, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin në hemisferën perëndimore nëse qeveritë në Amerikën Latine provoheshin të paafta ose të paqëndrueshme.

1907 - SHBA, një shpërthim në minierën e qymyrit në Monongah, Virxhinia Perëndimore, vret 362 punëtorë. Kohët e fundit, një memorial për minatorët e vrarë mbi 100 vjet më parë u ndërtua në qendër të qytetit. Memoriali përbëhet nga shtatorja e një nëne me foshnjen në duar; simbol për gratë e veja dhe fëmijët jetimë që la pas fatkeqësia.

1953 - Vladimir Nabokov përfundon romanin Lolita; shkruar në anglisht; botuar në vitin 1955 në Paris; dhe më 1958, në Nju-Jork. Lolita u përkthye më vonë në rusisht nga vetë Nabakovi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat