26 dhjetori në histori

Historia

26 dhjetori në histori

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 07:31
Katër mijë vetë përcjellin funeralin e Xhorxh Uashingtonit

1799 - Katër mijë vetë përcjellin funeralin e Xhorxh Uashingtonit; “i pari në luftë, i pari në paqe, i pari në zemrat e amerikanëve”, siç tha atë ditë ligjvënësi Henry Lee. Uashingtoni kishte vdekur më 14 dhjetor, në moshën 68-vjeçare. Si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara (1789-1797), komandant i përgjithshëm i ushtrisë kontinentale gjatë Luftës Revolucionare, dhe një nga themeluesit e Shteteve te Bashkuara, Uashingtoni cilësohej “ati i kombit” që kur ishte gjallë. Ai kryesoi Kuvendin që hartoi Kushtetutën; krijoi traditën e dorëzimit dhe kalimit paqësor të pushtetit; nuk pranoi për të shërbyer për një mandat të tretë si president; dhe ia dorëzoi detyrën nënpresidentit John Adams.

1811 - Një zjarr në një teatër në Richmond, shkakton vdekjen e guvernatorit George William Smith dhe të presidentit të Bankës së Parë Kombëtare të Virxhinias, Abrahamit B. Venable, të cilët ndodheshin në teatër për të parë një shfaqje.

1846 - Një grup njerëzish që ishin nisur drejt perëndimit amerikan, të bllokuar për disa javë nga dëbora në rajonin malor të Sierra Nevadës, mbetën pa ushqim, dhe kthehen në kanibalizëm. Ata ishte një grup emigrantësh që po udhëtonin në karvan drejt Kalifornisë. Ngjarja ka hyrë në histori si Donner Party (Donner është emri i liqenit pranë vendit ku ndodhi ngjarja). Nga 87 anëtarët e karvanit, vetëm 48 mbijetuan. Historianët e kanë përshkruar këtë ngjarje si një nga tragjeditë më të tmerrshme në historinë e Kalifornisë dhe të emigrimit drejt perëndimit amerikan.

1941 - I liruar nga internimi në Francë, me ndihmën e Konsullit amerikan, Kosta Cekrezi kthehet në Boston, ku themelon organizatën Shqipëria e Lirë, e përbërë nga elementë demokratë liberalë, që kishin si qëllim ndalimin e kthimit të Zogut në Shqipëri, pas luftës. Çekrezi u zgjodh kryetar i komitetit të organizatës Shqipëria e Lirë, ndërsa nën kryetar, përfaqësuesi i saj në Londër, Tajar Zavalani. Organizata Shqipëria e Lirë kishte edhe gazetën e saj të përjavshme, Liria, e cila vazhdoi të botohej deri në fund të viteve 1980.

1982 - Për herë të parë, “Njeriu i Vitit” në revistën amerikane TIME ishte jo-njeri. Ky titull nderi iu dha kompjuterit “për ndikimin e madh për mirë a të keq në jetën njerëzore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat