Histori, çfarë ka ndodhur më 14 shkurt?

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 14 shkurt?

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 08:00
Papa Gelasius

496 - Papa Gelasius shpalli 14 shkurtin ditën e Shën Valentinit. Gelasius ishte papa i tretë dhe i fundit me prejardhje nga Afrika veriore (Lindja e Mesme). Edhe pse nuk është festë zyrtare fetare a shtetërore, kjo ditë vazhdon të respektohet nga shumë njerëz çdo vit më 14 shkurt; është quajtur dita e dashurisë romantike për nder të një martiri të krishterë të shekullit V – dita e ka origjinën në Romën para-krishtërimit. Sipas legjendës, edhe 300 vjet pas vdekjes së Jezu Krishtit, perandorët romakë ende kërkonin që të gjithë të besonin në perënditë romake. Atëherë të krishterët përndiqeshin, dhe Valentini, prift i krishterë, ishte burgosur për predikimet e tij. Më 14 shkurt ai u ekzekutua me prerje koke, jo vetëm se ishte i krishterë, por edhe sepse kishte kryer “magji”, duke i kthyer shikimin vajzës së verbër të rojës së burgut, një natë para ekzekutimit, Valentini i shkroi vajzës një letër lamtumire duke nënshkruar "I yti, Valentin". Një tjetër legjendë thotë se i njëjti prift, Valentini, u quajt i dashur nga të gjithë për letrat e shumta dashamirëse që mori kur ishte në burg. Një tjetër Valentin ishte një peshkop italian në vitet 200. Ai u burgos sepse fshehurazi udhëhiqte ceremoni martesash, në kundërshtim me ligjet e perandorit romak. Thuhet se për këtë, bishop Valentini u dogj në turrën e druve. Zakoni i zgjedhjes së një të dashuri a të dashure në këtë datë (14 shkurt) u përhap në Evropë në mesjetë, dhe pastaj në kolonitë e para amerikane.

1009 - Emri i Lituanisë ndeshet për herë të parë në një dokument i gjetur në analet e manastirit të Quedlinburg (Gjermani). Ky manastir është i njohur për analet, shkrimi i të cilëve filloi më 1008 dhe përfundoi në 1030. Mendohet se analet e Quedlinburgut janë shkruar nga dora e një personi të vetëm, që ishte femër. Analet kanë të bëjnë kryesisht me historisë e Perandorisë Romake. Manastiri në Quedlinburg u themelua në vitin 936, dhe ka qenë një nga 40 manastiret e perandorisë romake me të drejtën e vetë-qeverisje.

1849 - Fotografia e parë e një presidenti amerikan është marrë nga Matthew Brady në Nju-Jork. Presidenti James Polk ishte tema e fotos.

1894 - Venusi përcaktohet nga astronomët të jetë edhe yll në mëngjes edhe yll në mbrëmje; Afërditë dhe Afërnatë.

1859 - Oregon bëhet shteti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Shteti është i njohur për shumë parqe kombëtare. Pema e Krishtlindjeve në shumë familjeve amerikane, vjen nga pyjet e Oregonit. "Alis volat Propriis" (Fluturon me krahët e veta) është motoja e shtetit që për kryeqytet ka Salemin dhe jo Portlandin.

1966 - Moskë - përfundon gjyqi ndaj shkrimtarëve Andrei Sinyavsky dhe Yuli Daniel. Ky ishte gjyqi i parë ku shkrimtarët dënoheshin në mënyrë të hapur vetëm për krijimet e veta letrare në Bashkimin Sovjetik. Gjyqi shënoi fundin e periudhës së liberalizmit të filluar nga Krushovi pas vdekjes së Stalinit më 1953, dhe i hapi rrugën lëvizjes disidente moderne në BRSS.

1984  - Në Stamford, Konektikat, vdiq Gjon Mili, fotograf i shquar shqiptar dhe amerikan. Kishte lindur në Korçë më 28 nëntor 1904. Erdhi në Amerikë kur ishte 19 vjeç dhe fotografia ishte pasioni i tij. Studioi në Boston në MIT (Massachussests Institute of Technology). Në albumin e tij “Photografs & Recollections” Gjon Mili tregon se, më 1949, revista Time e ngarkoi atë me detyrën për të realizuar një seri fotografish me personalitete të njohura në Evropë. Fotoja e parë në këtë kuadër ishte piktori francez Raul Dufy, ku ai kishte dalë duke pikturuar, ndërsa peneli mes gishtave të deformuar nga artriti gati sa nuk i binte nga dora.

1989 - Ayatollah Khomeini i Iranit urdhëron myslimanët që të vrasin kudo që ta gjejnë shkrimtarin Salman Rushdie, autor i Vargjeve Satanike, për fyerje të fesë islame. Ruzhdie, i cili atëherë jetonte në Londër, u hodh në ilegalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat