Histori, çfarë ndodhur më 18 shkurt?

Historia

Histori, çfarë ndodhur më 18 shkurt?

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 07:47
Michelangelo Buonarotti

1129 - Jeruzalemi bie në duart e Frederikut II të Perandorisë së Shenjtë Romake. Fitorja në kuadër të kryqëzatës së gjashtë u arrit kryesisht falë një marrëveshjeje me el-Kamilin e Egjiptit që kishte nën kontroll këto territore. Si pjesë e kushteve të marrëveshjes, Frederik merrte edhe kontrollin e Sidonit, Xhafës, Nazaretit, dhe Betlehemit, duke u dhënë të krishterëve qasje në bregdet, ndërsa el - Kamili ruante kontrollin e Kupolës së Shkëmbit, Xhamisë el-Aksa, dhe Malit të Tempullit në Jeruzalem; të krishterët lejoheshin ta vizitonin.

1564 - Në Romë, vdiq Michelangelo Buonarotti, piktor italian, skulptor, arkitekt, poet. Mikelanxhelo vdiq i dëshpëruar. Si vetmitar ai ishte njohur edhe kur ishte gjallë (nga disa është parë si qëndrim tipik melankolik i periudhës së Rilindjes që prodhonte art).

1787 - Perandori austriak Jozef II ndalon punësimin e fëmijëve nën moshën 8 vjeç. 1828 - Më shume se 100 anije shkatërrohen nga një stuhi e fuqishme në ngushticën e Gjibraltarit.

1861 - SHBA - Jefferson Davis bën betimin si president i Konferederatës, në Montgomery Alabama. Afërsisht dy javë më vonë, 4 mars, Abraham Linkolni do të përurohej si president i Bashkimit – Amerika po kapërcente ngadalë pragun e hyrjes në luftën e përgjakshme civile.

1879 - Arabët marrin peng kryeministri egjiptian Nubar Pasha - më pas e lirojnë. Nubar Pasha, i pari kryeministër i Egjiptit modern, ishte me prejardhje armene. Pa mbushur 18 vjeç Nubari, i pajisur me disa rekomandime (nga shqiptarë) la Stambollin dhe  shkoi në Egjipt, ku filloi karrierën si sekretar i sundimtarit shqiptar - osman Mehmet Ali.

1884 - General britanik Charles Gordon arrin në Khartum të Sudanit për të mbrojtur qytetin nga rebelët (një vit më pas, ai vritet i rrethuar prej tyre). Gordon (1833 - 1885) ishte i famshëm si ushtarak dhe administrator; Ai kishte luftuar në mbarë botën; i njohur si Gordon Pasha, Gordon i Kartumit, Gordon Kinezi. Gordon ishte mik i Ismail Qemalit (1844 - 1919). 1885 - Botohet romani  "Aventurat e Huckleberry Finn" nga Mark Twain.

1900 - Formohet ekipi i futbollit Ajax i Amsterdamit, apo thjesht Ajax (pas heroit legjendar grek). Historikisht, Ajax është klubi më i suksesshëm në Holandë, dhe një nga "tre klubet që kanë mbizotëruar futbollin holandez.

1913 - Piktura “Nude Descending a Stairscase" ekspozohet në Nju-Jork. (frëngjisht: Nu descendant un escalier) është një pikturë e vitit 1912 nga Marcel Duchamp. Piktura në kanavacë është konsideruar gjerësisht si klasike moderniste. Para prezantimit të parë në vitin 1912 në Salloni parizian des Indépendants, "Lakuriq duke zbritur shkallët" u hodh poshtë edhe nga kubistët si shumë Futuriste; pastaj u ekspozua në Barcelonë, ku u prit relativisht mirë; dhe gjatë paraqitjes në Armory Show më1913 në Nju-Jork, shkaktoi trazira. Vepra u etiketua si vështrimi i parë i Amerikës në artin modern. Kritika e quajti atë "skandaloze" dhe "të pakuptimtë." Piktura "Nu descendant un escalier" është sot pjesë e koleksionit të përhershëm Louis dhe Walter Arensberg në Muzeun e Artit në Filadelfia.

1915 - Lufta e parë Botërore - Gjermania fillon një bllokadë ndaj Britanisë.

1927 - SHBA dhe Kanada vendosin marrëdhënie diplomatike.

1929 - Jepen çmimet  e para Oskar për arritje në kinematografi.

1970 - Presidenti amerikan Riçard Nikson shpall doktrinën e tij, sipas të cilës "Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin në zhvillimin dhe mbrojtjen e aleatëve dhe miqve, por nuk do të angazhoheshin në mbrojtjen e tre vendeve aleate njëherësh 1979 - Dëborë bie në shkretëtirën e Saharës. 2001 - Agjent i FBI-së Robert Hanssen arrestohet për spiunazh për sovjetikët. Ai e pranoi fajin, duke shmangur mundësinë e dënimit me vdekje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm. 2013 - Diamante me vlerë 50 milionë dollarë u vodhën gjatë një grabitje të armatosur në aeroportin e Brukselit, Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat