Aleanca e Trefishtë që solli vrasjen e 80 përqind të burrave në Paraguai

Historia

Aleanca e Trefishtë që solli vrasjen e 80 përqind të burrave në Paraguai

Nga: Fitim Dika Më: 2 mars 2017 Në ora: 15:18
ilustrim

E njohur ndryshe si lufta kundër “Aleancës së Trefishtë” ose “Lufta më idiote” është zhvilluar mes Paraguait dhe aleancës së tre shteteve - Argjentinës, Brazilit dhe Uruguait - nga viti 1864 deri në 1 mars 1870. Lufta solli pasoja katastrofale për të dyja palët, por veçanërisht për Paraguain që humbi më shumë se gjysmën e popullatës së saj. Shteti latin pranoi humbjen e luftës ndërsa dikatori Francisco Solano Lopez, si iniciatori i luftës humbi jetën gjatë betejave të fundit. Shkaku i luftës pretendohet të jetë dëshira e diktatorit Lopez për të kontrolluar xehet e Uruguait.

80 përqind e burrave të Paraguait humbën jetën, ndërsa territore të shumta u uzurpuan nga shtetet fqinje. Pas luftës mbetëm gjallë vetëm 28.000 burra të rritur, dhjetëfish më pak sesa numri i grave. E habitshme sesi ata i mbijetuan terrorit, urisë dhe luftës.

Andaj lufta e “Aleancës së Trefishtë” njihet si një ndër betejat më të rënda të shekullit të XIX.

Prej atëherë Paraguai vuan pasojat e luftës dhe njihet si njëri ndër shtetet më të varfëra të kontinentit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat