Veprimtaria Kombëtare e Heroit të Kosovës Agim Ramadanit- Katana

Historia

Veprimtaria Kombëtare e Heroit të Kosovës Agim Ramadanit- Katana

Nga: Milazim Maraj Më: 12 prill 2017 Në ora: 09:00
Agim Ramadani

11. Prilli është një ditë e shënuar në Historinë tonë të madhe, të dhimbshme dhe krenare. Kjo ditë brenda  ka dy përmbajtje. Dita e rënjës së Komandantit të lavdishëm Agim Ramadani-Katana dhe dita e dëshmorëve të luftës së famshme të  Koshares.

Viti 1990 shënohet si vit i kthesave të rëndësishme kombëtar ndër të tjera edhe fillimit të organizimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Në vitin 1991, organizimi kishte filluar anë e kënd Kosovës dhe ishin caktuar koordinatoret edhe për diasporë. Në mesin e shumë emrave të eprorëve aktiv që i kishte sjellë në Shtabin e përgjithshëm Komandanti i shtabit komunal të Gjilanit z. Nazmi Musa ishte edhe emri Agim Ramadani “jam i gatshëm të marr çfarëdo detyre që ma beson SHP Ushtarak i Kosovës dhe do ta kryej më nder e krenari” kishte thënë Agimi duke shprehur kënaqësi për formimin e forcave të armatosura të Kosovës. Po këtë vit kishte filluar lufta në Kroaci Agimi kishte ftuar vëllanë e vet që ta largojë familjen nga Qaplina  në Kosovë. 

Në këtë kohë qarkullonin zëra që duhet të luftohet më kroatët për ta dobësuar Serbinë. Agim Ramadani kishte respektuar qëndrimin e prerë të kryetarit të vet Dr. I. Rugova” nuk do të luftojmë për të tjerët, nëse duhet do të luftojmë për vete”. Agimi qëndroj në kazermën e Qaplinit edhe tre muaj deri sa u tërhoqën të gjithë ushtarët shqiptarë. Vet u tërhoq më makinën e tij plot armë që i solli në Gjilan. Pasi që UDB dhe milicia serbe u vu në kërkim të Agimit ndërsa aleatët tonë na sugjeronin të mos fillojmë luftën Agim Ramadani u shpërngul në Zvicër. Për një kohe beri jetë të vështirë në shtëpitë e azilit. Më vonë sigurojë një punë që ishte kusht për të pasur banesën e vet. Pas sigurimit të shtëpisë për banim Agimi fillojë aktivitetin e vet si në poezi ashtu edhe në artin pamor, zgjidhet  Kryetar i Qëndresë Kulturore Shqiptare të Curihut.

Por UDB nuk pushuan, ata përcollën punën e Agimit,dy herë sulmuan shtëpinë e Agim Ramadanit më bomba molotov dhe e dogjën. Për fat shpëtojë familja. Sulmet e tilla nuk e frikuan Agimin ai vazhdojë edhe më i vendosur. Tash më, edhe gruan e kishte aktivizuar në hapjen e shkollave shqip në Zvicër.

Si poezia ashtu edhe piktura tregonin së në shpirtin e Agim Ramadanit ka një minierë vlerash arti dhe humanizmi. Këto vlera ishin zbuluar edhe më herët në  Zhegerë, në Gjilan, në Prishtinë Zagreb, Split. Me vonë i zbulojë dhe i vlerësojë edhe UNESKO në Pariz. Por vlerësimi profesional dhe i merituar iu dha nga Akademia Evrorpjane e arteve kur Agim Ramadanin e pranuan anëtar aktiv të Akademisë Evropjane të Arteve më seli në Bruksel. Punimet e tij zunë vendin e parë çmimi iu nda pas vdekjes.

Mirënjohjet, as medaljet e arta nuk e joshën Agim Ramadanin të qëndronte në Evropë. Për Agimin nuk ishte i rëndësishëm titulli individual, sa do i lartë që do të ishte, kur Kosova ishte e okupuar. Kur shqiptaret përpëliteshin më gojën plot gjak e barot.

Për këtë qellim Agim Ramadani vendosi ta vejë në shërbim artin e tij të tretë atë profesional Artin ushtarak në luftë për çlirimin e Kosovës. Ai si shumë bashkëluftëtarë tjerë la gruan e fëmijët  pa ndonjë siguri,edhe pas sulmit më bomba mollotov dhe djegies së shtëpisë. Erdhi në Kosovë për të luftuar për liri. Për të shpëtuar edhe fëmijët tjerë nga makineria ushtarake e policore serbe. Për të shpëtua.

2. Dinjitetin kombëtarë shqiptarë. Në Tiranë takoheshin në Ministrinë e mbrojtjes të Kosovës eprorë e luftëtarë, njerëz më përgatitje të ndryshme dhe përvoja të ndryshme për luftë. Në takimin e parë më Komandantin e Br .131 dhe bisedës për përgatitje dhe hyrje sa më të shpejt në luftë Agimi kishte thënë do të futëm më njësitë e para. Më që së njësitë e para ishin 131,133.134. Agimi inkuadrohet në Br. 131. Pas konsultimit Ministrin e mbrojtjës Kolonel Ahmet Krasniqi së në këtë fazë nuk do të fillohet diçka në Karadak. Nofka e tijë KATANA shpejt u bë e njohur për të gjithë.  Katana  tingëllonte fuqishëm në dy drejtime dhe nuk dihet në cilin drejtim ishte më i fuqishëm. Për ushtaret ton Katana ishte burim i energjisë kur ajo shteronte, ishte burim i forcës goditëse mbi armikun, përcaktim për të luftuar deri në çlirimin e  plot të vendit,ishte arsye për të luftuar dhe sakrifikuar, ishte  ndjenjë e humanizmit nga nëna Terezë për të u sakrifikuar për ata që kanë nevojë për ty. Ishte zëri i ëmbël dhe shumë miqësorë, ishte dashuria ndaj atdheut, ndaj lirisë dhe pavarësisë, ndaj ushtarëve të ti dhe ndaj njerëzimit në përgjithësi.  Nga ana tjetër  për kundërshtarin  Nofka Katana ishte frikë, ishte një rrezik  nga i cili nuk mbrohesh dot. Ishte Katana ai që sulmon kur ti mendon se  nuk egsiston, pra ishte feniks që ngjallet nga hiri i tij, ishte vet Kobra nga sulmi i të cilës nuk shpëton. Ishte shqiponja e saktë në sulme, që nuk dështon. Katana për eproret dhe ushtarët serb ishte një forcë hije që depërton edhe aty ku nuk të shkon mendja.

Pas stërvitjeve intensive të kryera në qendrat stërvitore në Papaj, Viçidol, Babinë etj. Brigada 131 ishte e gatshme për të marr detyrat. Pikërisht më 21 qershor 1998 bëhet betimi dhe pas përgatitjeve të shpejta  më 24 qershor 1998 fillon marshimi për të kaluar kufirin që po ndante  tokat tona shqiptare.  Marshimi fillojë më urdhër dhe plan të detajuar. Brigada 131,133 dhe 134 do të vendosen në Isniq dhe Prapaqan Angazhimi i parë i këtyre formacioneve ishte beteja e famshme e Logjes më 6 qershor 1998. E komanduar nga Kolonel Tahir Zemaj. Betejë kjo që serbet i detyrojë ta braktisin kazermën e Pejë Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha u vendosën në Jasiq. Për të mbajtur të hapur korridorin për futjen e armatimit i cili pritej.  Qëndrimi i tyre në këtë zonë  ishte më rëndësi sepse këto fshatra profesionalisht u përgatitën për luftë më çka u realizua më sukses mbrojtja e popullatës civile dhe e të pa aftëve për luftë. Nën përkujdesjen e Kom Agim Ramadani më 13  korrik u formua njësiti intërvenues Kobra. Ky nisitë u stërvit sipas doracakut “Gerila” që e kishte përgatit vet komandant Agimi.

Më 18 korrik u granatua fshati Jasiq por nuk pati asnjë viktimë në sajë të parapërgatitjeve të fshatit për luftë.

Më 25. korrik u sulmua fshati Junik, Më 26 korrik  në përforcim të mbrojtjes së fshatit erdhi komandant Agimi Ai i printe njësitit të tij Kobra duke aplikuar kështu komandën pas meje. Armiku nuk pati mundësi të futët në Junik por sulmoj nga një anë  tjetër, nga fshati Koshara për të marr dy pika strategjike( Gunovc dhe Komorec), edhe ky sulm i armikut dështojë  duke u kthye më humbje të mëdha në njerëz dhe teknik, tetë(8) ushtar dhe një Major.

Të Majori i vrarë u gjend plani i veprimit dhe harta topografike. Në këtë betejë nga ushtarët tonë ra dëshmori Avdyl Jasiqi, Arif Gjoci dhe Shkelzen Gacaferri.

Një aksion tjetër i komanduar nga Katana u bë më 4 gusht, 1998,vendi Rrasa e zogut u vranë 13 ushtar të armikut dhe u shkatërrua kamioni tam 110  nuk ka pasur humbje nga ana jonë.

Më 11. gusht  në Drejtimin e Badrës gjatë  vëzhgimit njësiti  kobra i Komanduar nga Kom. Agimi, hasi në zonë të minuar, dhe larg kësaj zone.

3. 20m ishte ushtria serbe e pozicionuar. Lufta fillojë në orën 1600 dhe përfundojë në ora 2100  nga ana jonë nuk kishte humbje kurse nga ana e armikut kishte një të vrarë dhe dy të plagosur.

Më 14. gusht  njësiti Kobra realizojë evakuimin të popullatës dhe shumë të plagosurve, nga Juniku për mes të fshatit Jasiq dhe Gjocaj  ky njësit i udhëhequr nga Kom Agimi kishte  pastruar rrugën nga minat  pasi që çdo shteg i mundshëm për evakuim ishte minuar.  Por për të mos lënë të qetë armikun Kom. Agim Ramadanin hartoj një aksion tjetër i cili u realizua më një herë të nesërmen. Ky aksion ishte shumë i rëndësishëm sepse ushtrisë dhe paramilitarë serb iu vrau shpresën për përfundimin e luftës.

Pikërisht më 15. Gusht 1998 kjo njësi mori aksionin e koduar “Shqiponja”sulm në karakollin Zhilloviq sulmi u realizua vetëm më tetë 8 ushtar kundër një Bataljoni serb. Sulmi ishte përgatitur profesionalisht , ka filluar në ora 930 dhe ka përfunduar në ora 937. Njësiti arriti të kalojë kufirin në ora 1135. Në operacionin Shqiponja është sulmuar më armë personale dhe më Zola. Zolat ishin prodhim serb të konfiskuara nga aksionet përmendura më parë. Nuk pati humbje nga njësiti Kobra. Sipas burimeve tona informative Operacioni Shqiponja ka krijuar humbjet më të mëdha të ushtrisë serbe deri atëherë.

Krahas stërvitjeve,kurseve, vëzhgimeve  njësia jon Kobra më 30 shtator mori aksionin e kombinuar FENIX kundër forcave policore ushtarake dhe paramilitare serbe. Vendi i sulmit ishte në bjeshkët e Junikut. Aksioni fillojë në ora 1100  dhe përfundojë në ora 1400. U shkatërruan dy makina dhe u asgjësua kompania komanduese famëkeqe serbe ZHAOKA. Ky ishte edhe qëllimi i këtij operacioni. Operacioni FENIX u krye pa asnjë humbje nga njësia e jonë. U konfiskuan sasi të madhe armatimi dhe material tjetër luftarak si dhe dokumentacion komprometues për krimet e bëra të forcave të armatosura serbe mbi popullatën e pa fajshme shqiptare.

Në radhët e formacioneve tona ushtarake kishte ushtar të vendeve të ndryshme , më bindje të ,ndryshme,dhe besime të ndryshme por me një qellim të përbashkët lirinë e Kosovës.” Nuk ka pushkë të lëvizjes apo të qeverisë thoshte Agimi Ramadani. Ka vetëm pushkë shqiptare që luftojnë për lirinë e Atdheut”. “Të gjithë udhëheqësit i kemi të mirë mjafton që edhe në të bëhemi ushtar të mirë dhe ta çlirojmë Kosovën,  atdheun ton të dashur”.

Më datën 9 nëntor 1998 u bë bashkimi i tri njësive Ushtarake Br. 131,Br. 134. dhe BDV. Në grupin operativ 3.”GO3”. U vendos që këto tri njësi të i komandohen nga Rrustem Berisha. Shef i shtabit u emërua Agim Ramadani krahas kësaj detyre do të komandon edhe njësitin “Kobra”.Salih Çekaj krahas detyrës së zv. kom i GO3. Do të komandonte Br. 134, Anton Quni krahas detyrës shef i operativës. do të komandonte FK Delta. Ushtrimet po vazhdonin më intensitet të lart, programet ishin të shkurtuara. Serbija kishte ardhur në fazën e fundit të planit të “Tokës së djegur”më vrasje kolektive, kallje, masakrime,dhunime. Në këto rrethana  “GO3” mori vendimin që forcat tona të kalojnë në fazën përfundimtare të Çlirimit të Atdheut.

Dita “D” ishte 9. Prilli 1999. Lufta fillojë më sulmin mashtrues në karakollin 7 korriku që u bë më urdhrin e  Agim Ramadanit dhe pushkën e tij që krisi në Rrasë të Koshares . U morën pikat strategjike si Rrasa e Koshares dhe pikat tjera më interes për ne në këtë fazë. Komanda ishte profesionale,koordinimi i zjarrit,manovra luftarake, taktika, guximi,përkushtimi dhe arsyeja për të çliruar vendin  ishin treguesit që garantonin suksesin e luftës ton. Të gjitha batalionet ishin në nivel të lartë të  detyrës. Koha ishte e vështirë por askush nuk ankohej. Më datën 10. Prill. U çlirua Karakolli Ushtarak i Koshares.

4. Agim Ramadani i dërgonte Trofe lufte Komandantit  të GO3 flamurin serb. E në Kazermën e Çliruar valonte Flamuri i Jonë Kombëtar.

Forcat e armikut ikën të përgjakur dhe të turpëruar, duke lënë pas tërë atë që patën. Edhe lavdinë e tyre së janë të pa mposhtur.

11. Prilli 1999 ishte dita që GO3 korri shumë suksese. Ushtria e armikut nuk arriti të kthehej në territorin tash më të çliruar,nga UÇK . Përpjekjet për këtë i pagojë shumë shtrenjtë si në teknik ashtu edhe në trupa. Por kjo ditë ishte ndër ditët më të dhimbshme edhe për ne. Këtë ditë edhe ne patëm humbje. Është dita kur Komandant Agimi udhëtojë në amshim. Këtë lajm të ithtë stafi komandues i luftës së Koshares e mbajtën sekret, sikur nuk donin të ia pranonin as vetës këtë zbrazëtirë të madhe që e krijojë 11 Prilli. Zbrazëtirë që nuk hiqet as sot. Por qëndron, si një rezervuar i madh i mbushur më porosi nga Agim Ramadani që do duhej të zënin vend  në doktrinën e ushtrisë së re të Kosovës. Ai nuk vdiq qëndronte më tutje me ne.

Na këshillonte dhe na komandonte. Edhe vetëm një ushtar po të mbetet ka për detyrë që të formojë ushtrinë dhe të vazhdojë luftën deri në çlirimin përfundimtar të Atdheut thoshte Agim Ramadani. Këto fjalë tingëllonin tash edhe më fuqishëm në ndjenjën e çdo luftëtari.Nuk ka kuptim jeta pa dinjitet.Nuk mund të jetë dinjitoz i robëruari. Në qoftë së në mëngjes nuk je mirë kujdesu gjatë ditës, që në mbrëmje të ndihesh mirë. Sali Çekaj kumtojë betimin e vet dhe të bashkëluftëtarëve. Aty ku ka rënë gjaku i Agim Ramadanit dhe i dëshmorëve të tjerë kurrë nuk ka për të shkel më këmbë e armikut. Betohemi brohoritën Luftëtarët ton. Betohemi jehuan  Bjeshkët tona sikur vulosën këtë betim. Agim Ramadani përveç që ishte poet,piktor, patriot dhe luftëtar ishte një vizionar i pa shoq. Ai parashikojë luftën dhe çlirimin e Kosovës, Në pikturën e tij ai parashikojë lindjen e shtetit të ri. Në vargun e tij  parashikojë flijimin për liri dhe pavdekshmërinë që dëshmori e arrin në gjirin e Atdheut dhe shpirtin e popullit të vet.  Agim Ramadani , në poezi, në pikturë, në kuvende dhe në luftë dha “Formulën” pse njeriu duhet të jetojë dhe deri kur jeta ka kuptim.

Të nderuara familje të dëshmorëve e nderuara familje Ramadani duke ju uruar ditën e dëshmorëve të Luftës së Koshares ju ftojë që të ngrini kokën lartë. Më krenari ta mundeni dhembjen për bijtë tuaj që i rritët i edukuat dhe i dhuruat atdheut tonë të shtrenjtë. Ju keni bekimin e zotit  dhe  popullit dhe duhet të keni edhe kujdesin e institucioneve tona. Lavdi heroit të kombit Agim Ramadani. Lavdidëshmorëve të rënë në luftën e Koshares. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirin e Kosovës. Autori është zv. Komandant i GO3 dhe më vonë i Br. 138 “Agim Ramadani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat