Çfarë ka ndodhur më 25 prill?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 25 prill?

Më: 25 prill 2017 Në ora: 07:32
Ilustrim

1507 – Hartografi gjeman Martin Waldseemuller përdor për here të parë emrin Amerikë. Në librin e tij, “Cosmographiae Introductio”, ai shkroi: “Duke qenë se Evropa dhe Azia kanë emra femrash, unë nuk shoh ndonjë arsye pse kjo pjesë e kontinentit të ri të mos quhet Amerigo apo Amerikë, emri i zbuluesit të saj, Amerigo Vespucci”. Duket se Waldseemuller ende nuk kishte dëgjuar për zbulimin e Kolombit. Dhe kështu, hartografi gjerman shtypi një mijë harta me emrin Amerige për atë pjesë të botës që sot quhet Amerika e Jugut; më pas e gjithë Hemisfera Perëndimore do të quhej Amerige.

1719 – Daniel Defoes boton romanin “Robinson Crusoe”. Mendohet se libri u ndikua nga jeta e Alexander Selkirk, marinar skocez i cili jetoi i vetëm për katër vjet në ishullin e Paqësorit “Mas a Tierra” – në vitin 1966 ishulli mori emrin Robinson Crusoe.

1792 – Gijotina përdoret për here të parë në Francë në ekzekutimin e banditit Nicolas J Pelletier. Në kundërshtim me besimin popullor, Doktor Joseph Ignace Guillotin nuk ishte shpikësi i kësaj pajisjeje ekzekutimi; më 1790, ai vetëm propozoi që dënimi me vdekje duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga rangu shoqëror dhe natyra e krimit, prandaj ekzekutimi duhet të kryhet shpejtë për të eliminuar sa më shumë vuajtjet e të dënuarIt. Ideja e doktor Gijotinës fillimisht u prit me të qeshura, por më pas u mor në shqyrtim dhe u miratua në vitin 1791.

Për mbikqyrjen e ndërtimit të pajisjes u ngarkua Sekretari i Akademisë Franceze të Kirurgjisë, i cili punësoi një mekanik gjerman. Kur përfundoi, pajisja mori emrin e atij që propozoi idenë i pari, doktor Gijotinës.

1850 – Gjermani Paul Julius ((1816 – 1899) përdor 40 pëllumba për të komunikuar çmimet e tregut të aksioneve. Emri i tij kishte qenë Izrael Beer Jozafatit, hebre, i cili u bë i krishterë në vitin 1844 dhe mori emrin Paul Julius Freiherr von Reuter; sipërmarrës, pionier i telegrafisë dhe i raportimit të lajmeve, gazetar, pronar mediash, dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Reuters.

1859 – Në Egjipt, fillojnë punimet për Kanalin e Suezit, rreth 160 km i gjatë që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. Punimet përfunduan pas 10 vjetësh. Filmi klasik amerikan “Suez” (1938) me aktorët Tyrone Power dhe Loretta Young në rolet kryesorë, përshkruan historinë e këtij kanali. Tyrone Power kishte një vajzë, Romina, martuar me italianin Albanon, ati i të cilit kishte shërbyer në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, prandaj e quajti djalin, Albano për nder të vendit Albania. Çifti këngëtar italian Romina & Albano ishin mjaft popullorë (fshehurazi) në Shqipërinë diktatoriale komuniste të viteve 1970 – 1980.

1886 – Sigmund Freud, themeluesi i psikologjisë, hap klinikën e tij të parë në Rathausstrasse 7, Vjenë, Austri. Idetë e Frojdit ndikuan jashtëzakonisht në shkollën e mendimit në këtë fushë. Megjithëse u zëvendësua përfundimisht nga metoda të tjera më të avancuara, psikoanaliza e Frojdit la gjurmë të përhershme, si në psikologjinë edhe psikoterapinë e sotme.

1933 – Vdiq në Vjenë, Austri, studiuesi hungarez baroni Franz Nopça, albanolog. Ferenz a Franz – lindur më 1877 – ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike. I pasur, aventurier, ambicioz pa kufi, i varfër, 56 vjeç, në vështirësi financiare,ai vrau veten – thonë biografët – në kulmin e një krize vervore, pasi kishte vrarë sekretarin e tij shqiptar, me të cilin bashkëjetonte.

Me pasurinë e tij Ferenz kishte ndihmuar popuj të Ballkanit për t’i çliruar nga perandoria osmane, spiun i dyfishtë gjatë Luftës së Parë, ai gati u bë mbret. Nga lufta doli i rrënuar; humbi pronat dhe titujt, varfëria e shtyu të punonte për të jetuar, ndërsa koleksionin e fosileve ia shiti, Muzeut Britanik.

Baron Nopça urrente Ismail Qemalin; ishte mik i Faik Konicës; kandidoi per fronin e Shqipërise por hoqi dorë kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), njohu një Shqipëri të cunguar. Franz Nopça la pas rreth 180 punime akademike e vepra shkencore, dhe gati 1/3 e tyre kanë të bëjnë me kulturën, etnografinë dhe gjeografinë shqiptare.

Pas vdekjes, më 1933, ato u bënë pjesë e trashëgimisë së albanologut Norbert Jokl, ndërsa sot ndoshta vazhdojnë të mbeten mbuluar nga pluhuri i natyrës dhe harresës diku në arkiva austriake a gjermane, të papërkthyera e të pabotuara në shqip.

1945 – Përfaqësues nga 45 vende mblidhen në San Francisko në një Konferencë për themelimin e Organiatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

1953 – Shkencëtarët gjenetistë Francis Crick dhe James Watson përshkruajne spiralen e dyfishtë të ADN-së, nëpërmjet një artikulli në revistën shkencore Nature. ADN-ja, akronim për Acid Deoxyribo Nucleic, përmban udhëzimet biologjike të species a llojit, dhe tregon se çdo specie ka ADN-në e vet.

Kështu, AND-ja, së bashku me udhëzimet që përmban, trashëgohet biologjikisht nga lloji i rritur tek pasardhësi nëpërmjet riprodhimit. ADN-ja ishte zbuluar nga biokimisti gjerman Frederich Miescher që në fund të viteve 1800, por pak shkencëtarë e kuptuan në atë kohë, dhe u desh të kalonte rreth 1 shekull, derisa studiuesit nxjorrën në dritë strukturën e molekulës së ADN-së dhe kuptuan rëndësinë e saj qëndrore në biologji. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat