‘Telegraph’: Fushëbetejat e harruara heroike në Shqipëri

Historia

‘Telegraph’: Fushëbetejat e harruara heroike në Shqipëri

Më: 8 maj 2017 Në ora: 14:55
Guida e tij në këto zona të Shqipërisë është Ed Reeves, një njeri që po shkruan një libër për Davies dhe ka ngritur një tur nëpër Shqipëri, të quajtur “Sekretet e Ballkanit”.

Edhe pse në Shqipëri është ndezur një debat për çështjen e filmave të komunizmit, britanikët na kujtojnë se po harrojmë diçka të rëndësishme.

Gazeta “The Telegraph” ka bërë një reportazh në Shqipëri, në ato që i quan si fushëbetejat e harruara heroike të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Gazetari Ashwin Bhardwaj ka mbërritur për të ndjekur gjurmët e Edmund Davies, drejtues i Operacioneve Speciale në Shqipëri kundër nazistëve.

“Si një ish-ushtar, mendoja se dija diçka nga historia ushtarake, por nuk ia kisha idenë se britanikët kishin bërë ndonjë gjë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore,” shkruan ai.

Guida e tij në këto zona të Shqipërisë është Ed Reeves, një njeri që po shkruan një libër për Davies dhe ka ngritur një tur nëpër Shqipëri, të quajtur “Sekretet e Ballkanit”.

“E nisëm në Bize, ku Davies, që e fitoi emrin “Trocki” për shkak se tregonte një disiplinë bolshevike, u hodh me parashutë në shtator të vitit 1943”.

“Në verë Bize është e mbushur me përrenj dhe një tapet me lule të egra. Por në nëntor të vitit 1943, Davies dhe njerëzit e tij u zbuluan nga trupat gjermane dhe u desh të arratiseshin përmes dëborës që vinte deri në brez”.

Për shtatë ditë me radhë, gazetari udhëton nëpër malet e Shqipërisë, për të ndjekur rrugën që ka bërë Davies.

“Është një vend spektakolar, për shkak se nuk është i aksesueshëm dhe është shumë i qetë. Turizmi thuajse nuk ekziston, kështu që kam takuar vetëm disa vendas miqësorë. Kjo zonë e izoluar ka qenë një tmerr për Davies dhe njerëzit e tij- por ishte një aventurë e paharrueshme për mua”.

Udhëtimi i britanikëve, që për më tepër kanë ngritur një kompani e cila për 990 sterlina personi, të ofron gjithçka për shtatë ditë, përfshi futurimin drejt Shqipërisë, është një tregues interesant se si dinë perëndimorët që të përdorin historinë për të bërë turizëm.

Dhe sigurisht për të fituar para…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat