Histori, çfarë ka ndodhur më 1 korrik?

Historia

Histori, çfarë ka ndodhur më 1 korrik?

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 07:30
Ilustrim

552 – Beteja e Taginaes: forcat bizantine nën gjeneralin Narses mundin ostrogotët në Itali. Gjatë betejës, mbreti Totila plagoset për vdekje. Totila, emri origjinal Baduila, ishte mbreti i parafundit i Ostrogotëve, nga viti 541-552. Ai cilësohet udhëheqës i aftë ushtarak dhe politik, i cili nga viti 543 pushtoi pothuajse të gjitha territoret në Itali që Perandoria Romake Lindore ia kishte marrë më 540. Shumica e provave historike për Totilën vijnë nga kronikat bizantine të historianit Prokopi, i cili shoqëroi gjeneralin bizantin Belisarius gjatë luftës gotike.

1097 – Beteja e Dorylaeum: kryqtarët e udhëhequr nga princi Bohemond i Tarantos fitojnë ndaj një ushtrie të selxhukëve. Bohemond ishte një nga udhëheqësit e Kryqëzatës së Parë. Kryqëzatat nuk kishin udhëheqës të përgjithshëm ushtarak, por drejtoheshin nga një këshill princash. Bohemond kishte lindur në San Marco Argentano, Kalabri. Ai ishte djali i madh i fisnikut norman Robert Guiskard, Duka i Pulias dhe Kalabrisë. Kur Robert Guiscard vdiq më 1085, Bohemond trashëgoi zotërimet përtej Adriatikut, Iliri.

1586 – Në Siena të Italisë, në një familje fisnike, lindi Claudio Saracini, instrumentist i njohur lute (lahutë), dhe kompozitor italian (vdiq më 1630). Pak dihet lidhur me arsimin e tij muzikor. Një veçori unike e kompozimeve të Saraçinit është ndikimi i muzikës popullore, veçanërisht muzikës ballkanike; kjo është cilësuar si diçka jashtëzakonisht e rrallë në fillimet e muzikës italiane të stilit ‘barok’.

1646 – Lindi Gottfried Wilhelm Leibniz, matematikan dhe filozof gjerman, gjuhëtar, albanolog (vdiq më 1716). Leibniz, ndonjëherë i quajtur gjeniu i fundit universal, shpiku të paktën dy gjëra që janë thelbësore për botën moderne: kalkuluset dhe aritmetiken binare, duke hedhur bazat e matematikës moderne dhe shkencës kompjuterike (aritmetika binare është bazë për thuajse të gjithë komjuterat e sotëm).

1766 – Jean-François Lefebvre de la Barre, një nëpunës i mbretit francez, torturohet, koka i pritet, trupi i hidhje në turrën e druve dhe digjet; në trup ishte gozhduar një kopje e ‘Fjalorit Filoziofik” të Volterit – Jean-François Lefebre de la Barre ishte dënuar për ‘krimin’ se nuk kishte përshëndetur një procesion fetar katolik në Abbeville, Francë.

1862 – Rusi; Themelohet Biblioteka e Shtetit. In 1925 kompleksi u ri-emërua Biblioteka e Bashkimit Sovjetik V.I. Lenini. Në vitin 1992, ajo u quajt përsëri “Biblioteka e Shtetit”, me anë të një dekreti nga presidenti rus Boris Jelcin.

1921 – Themelohet Partia Komuniste e Kinës nga Chen Duxiu and Li Dazhao, në koncesionin francez të Shangait. Më 1927, Mao Ce Dun, krijoi Republikën sovjetike të Kinës në disa zona të thella të përfshira nga trazirat fshatare. Territorret nën kontrollin e tij u zgjeruan dhe më 1935, Mao Ce Duni arriti të merrte kontrollin e Partisë Komuniste.

1923 – Parlamenti kanadez pezullon emigracionin nga Kina.

1963 – SHBA: Vendoset kodi ZIP në adresë për të ndihmuar shërbimin postar. ZIP është akronim për Zone Improvement Plan. Nëpërmjet kodit ZIP, që përbëhet nga 5 numra, gjithë territori i SHBA-së ndahet në zona, secila me një kod 5-shifror të veçantë, duke e bërë shërbimin postar më efikas.

1967 – Krijohet Komuniteti Evropian nga një integrim i Tregut të Përbashkët Evropian, Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, dhe Komisionit Evropian të Energjisë Atomike.

1967 – Kanadezët festuan 100 vjetorin e Aktit britanik të Amerikës së Veriut, i cili e shpalli Kanadanë zyrtarisht shtet federal.

1968 – Programi Phoenix i CIA-s krijohet zyrtarisht për t’iu përgjigjur gjendjes në Vietnam. Ishte një program mbështetës zbulimi amerikan në terren mes viteve 1965 dhe 1972, për të ‘neutralizuar’ operativë të dyshuar vietnamezo veriorë (vietkong komunistë) që vepronin fshehurazi në Vietnamin e jugut. Gjatë operacionit Feniks u kapën rreth 81.740 informatorë dhe mbështetës të tyre, nga të cilët 41.000 u vranë.

1991 – Pakti i Varshavës shpërbëhet zyrtarisht gjatë një takim në Pragë mbajtur këtë ditë.

1997 – Kina ri-merr sovranitetin mbi qytetin-shtet Hong Kong, duke i dhënë fund sundimit kolonial britanik 156 vjeçar.

2002 – Krijohet Gjykata Ndërkombëtare Penale për të ndjekur individë nën akuza për genocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime agresioni.

2007 – Pirja e duhanit në Angli ndalohet në të gjitha hapësirat e brendshme publike.

2013 – Kroacia bëhet vendi i 28 i Bashkimit Evropian,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat