Zbulohet truri i ruajtur në mënyrë perfekte në një mumie të artë

Historia

Zbulohet truri i ruajtur në mënyrë perfekte në një mumie të artë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 14:50
Mumie

Në provincën kineze Hebei në tempullin Dinghui, ekspertët kanë gjetur mbetjet e priftit të njohur budist Ci Xian. Me ndihmën e CT-së kanë gjetur se në trupin e mumies të vjetër një mijë vjet janë të ruajtura shumë mirë eshtrat dhe i gjithë truri.

Ci Xian ishte prift, i cili kishte udhëtuar nga India antike deri në Kinë për të predikuar fenë budiste. Pas vdekjes së tij, nxënësit e tij kanë ruajtur trupin, por për atë nuk ishte ditur shumë vite. Mbetjet e tij ishin gjetur në vitet e shtatëdhjeta.

Pas vdekjes, mbetjet e tij ishin vendosur në ibrik prej qeramike të mbushura me mjete anti-korrozioni.

Trupi i Ci Xian ndodhet në tempullin Dinghui që nga viti 2011. Priftërinjtë morën vendim që mbi trupin e tij të vendosin një shtresë ari në shenjë nderimi. Trupi së shpejti do të zhvendoset në tempullin Shendu në malet  Xiangtang.

Image
Mumie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat