Drançolli: Kjo është fusha ku është zhvilluar Beteja e Pantinës më 1168

Historia

Drançolli: Kjo është fusha ku është zhvilluar Beteja e Pantinës më 1168

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 23:58
Drançolli

Historiani i njohur, Jahja Drançolli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi për të cilën thotë se është fusha ku mund të jetë zhvilluar “Beteja e Pantinës” e vitit 1168.

“Në shërbim të Emanuel I Komnenos, perandor bizantin, Tihomiri i familjës Nemanja, ishte caktuar për zhupan të Rashës. Ndërsa, Stefan Nemanja, vëlla i tij, qe caktuar ta zotëronte Toplicën, dëshmi këto që rasianët (serbët) ishin ende larg Kosovës. Duke mos qenë i kënaqur nga pushteti bizantin, që atëbotë përfshinte gjithë Kosovën, Nemanja erdhi në konflikt më vëllezërit e tij për të zhvilluar betejën e njohur kundër tyre në Pantinë afër Vushtrrisë (në vjeshtë të vitit 1168)”, ka thënë Drançolli.

“Ushtria e Tihomirit kishte pësuar disfatë, ndërsa ai vetë në ikje ishte mbytur në lumin Sitnica. Pas kësaj beteje, Nemanja kishte arritur për të evituar përzierjen bizantine, ndërsa vetë iu imponua vëllezërve si zhupan i madh dhe u vu në krye të Rashës”, ka shkruar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat