“Mulliri i kockave”, kampi ku vdiqën rreth 320 mijë njerëz

Historia

“Mulliri i kockave”, kampi ku vdiqën rreth 320 mijë njerëz

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 08:30
Të burgosurit detyroheshin të ngjiteshin në 186 shkallë duke bartur blloka të betonit që peshonin 50 kilogramë.

Më 7 gusht të vitit 1938, fillon ndërtimi i kampit të përqendrimit Mathauzen, kamp i paraparë kryesisht për shfarosjen përmes punës së rëndë të personave anti-nazistë nga radhët e inteligjencës dhe shtresave të larta shoqërore në vendet nën regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mauthausen ishte një nga kampet më të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky kamp famëkeq ndryshe njihej si “Shkallët e Vdekjes”.

Të burgosurit detyroheshin të ngjiteshin në 186 shkallë duke bartur blloka të betonit që peshonin 50 kilogramë.

Kampi ishte i vendosur në Linz të Austrisë.

Të burgosurit e lodhur shpesh rrëzoheshin, ndërsa bllokat e betonit që i bartnin krijonin efektin domino duke u rënë mbi kokë të të burgosurve tjerë që ngjiteshin.

Të burgosurit vdisnin çdo ditë në këto shkallë.

Nëse ndonjëri prej tyre arrinte të ngjitej në majë, rojet e SS-ve i rreshtonin dhe i kushtëzonin me pushkatim ose me rrëzimin e kolegëve të tyre që tentonin të ngjiteshin këtyre shkallëve.

Shumë prej tyre zgjidhnin vetëvrasjen.

Këtë kamp Hitleri e shfrytëzonte për t’i dërguar armiqtë e tij më të mëdhenj politik drejt vdekjes, ndaj nga nazistët quhej “mulliri i kockave”.

Rreth 320 mijë njerëz mendohet se vdiqën në këtë kamp.

Më 1945, kur Mathauzen u çlirua nga trupat aleate, kampi kishte rreth 85 mijë të burgosur.

Kompleksi kryesor i kampit në Mathauzen është kthyer tani në muze kujtese tragjike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat