Vrasja makabre e mirditorëve, u futën në dhe të gjallë nga komunistët

Historia

Vrasja makabre e mirditorëve, u futën në dhe të gjallë nga komunistët

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 06:21
Krimet e Komunizmit

Në kohën kur Shtabi i Përgjithshëm me 9 anëtarë kryesorë të tij, në mesin e të cilëve edhe disa luftëtarë të tjerë, ishin më 13 qershor 1946 në Ujë-Lurth, planifikuan të udhëtonin natën nëpër Prosek për të mbërritur tek pylli i Tjegullës(Bojdine). Kjo rrugë me këmbë, në kushtet e natës mbante 4 orë. Në mesin e këtyre luftëtarëve ishte dhe udhëheqësi kryengritës, Mark Gjomarku.

Forcat e ndjekjes të informuar nga agjentët e tyre, me sa duket ranë në gjurmët e vendndodhjes dhe këtij plani të Shtabit kryengritës.

Për këtë, përveçëse forcave të shumta të ndjekjes që operonin intensivisht tashmë në Mirditë, u mobilizuan nga Shkodra e nga Tirana dy brigada luftarake partizane duke i futur në rrethim anëtarët e Shtabit në mesin e të cilëve dhe Mark Gjomarkun. Natën e 13 qershorit, Marku plagoset rëndë rreth orës 3 të natës. Pasi zbardh dita e 14 qershorit, forcat e ndjekjes partizane nëpër gjurmët e gjakut të shumtë që kishte humbur prej plagës së rëndë të marrë, vajtën deri tek i plagosuri në fjalë. Kryetari i kryengritësve, Mark Gjomarku i plagosur rëndë, i gjetur në rrethim prej forcave të shumta komuniste, në pamundësi për të shpëtuar vrau veten me pistoletë.

Veprimtaria dhe sakrifica e trashëgimtarit të derës së Gjomarkajve, “Prijësit” Mark Gjomarku është shembull heroik i luftës për liri.

Vrasja e Gjomarkut ishte një humbje e pazëvëndësueshme për luftëtarët e besëlidhur kundër komunizmit, si në Mirditë dhe në zonat përreth saj, por për të gjithë lëvizjen antikomuniste në mbarë Shqipërinë. Që nga ky moment, aktiviteti i Lidhjes Kombëtare të Maleve nuk e ka dinamikën që kishte sa ishte gjallë legjenda e luftës antikomuniste për liri, Mark Gjomarku. Pas tij në krye të Komitetit të Maleve vendoset i vëllai i tij, Llesh Gjomarku.

Pas vrasjes së këtij të fundit kryeson atë Komitet kushëriri i tyre Ndue Pjetër Gjomarkaj, deri kur u shua rezistenca antikomuniste në verë të vitit 1952.

Gjithsesi lufta dhe rezistenca, ndonëse sporadike vazhdoi në Mirditë e në Kthellë deri në 12 prill të vitit 1950, kur goditja e luftëtarëve të lirisë qe vdekjeprurëse  në vendin e quajtur Ujë-Lurth të Kthellës. Në këtë betejë të përgjakshme u vranë shumë nga të dyja palët, aty u vra dhe Pal Mëlyshi, person që ishte eksponent i Shërbimit Sekret të Shtetit Komunist, i depërtuar në radhët e të arratisurve për liri. Ndërsa siç e dimë, më 7 gusht 1949, në vendin e quajtur Qafa e Valmirit ishte vrarë me urdhrin Komitetit Kombëtar të Maleve Bardhok Bib Gjomarku, Sekretar Politik i Komunistëve në Mirditë. Ky rast u përdor nga gjenerali gjakatar komunist Mehmet Shehu dhe ndihmësit e tij për të bërë raprezalje kundër burrave të Mirditës.

“Pa kaluar 11 ditë, më 18 gusht 1949, në vendin ku u vra Bardhok Biba, janë ekzekutuar pa gjyq 14 burra nga më të mirët në Mirditë:Ded Preng Gjomarkaj, Dod Mark Biba, Pjetër Ded Vila, Dod Llesh Paloka, Nikoll Bardhok Bajraktari, Llesh Gjon Melushi, Ndrec Mark Ndoj, Preng Shkurt Nikolli, Bardhok Dod Gjini, Frrok Ndue Mata, Gjergj Kec Beleshi, Gjin Gjon Kaci, Ndoc Gjet Çupi, u burgosën afro 500 burra, u internuan rreth 500 familje nëpër kampet e përqëndrimit, në Lushnjë , Tepelenë, disa prej tyre nuk u kthyen nga burgimet e internimet e nuk u dihet varri. Ekzekutimet u kryen para popullit të mbledhur forcërisht. Para 2000 vetave u pa skena makabre e vrasjes të lidhur me zinxhirë dhe varja me litar dhe me betimin e Mehmet Shehut, se nuk ngopej pa vrarë 101 veta.

Vrasja dhe genocidi komunist në atë kohë me vrasjen dhe varrosjen për së gjalli të “katërmbëdhjetëve” dhe nuk pati si qëllim hakmarrjen apo ndëshkimin ligjor të autorëve, por fakti që u vranë dhjetëra burra patriotë dhe me emër në krahinë e më gjerë, po që skishin lidhje me këtë vrasje, tregonte urrejtjen e shfrenuar të brigadave partizane dhe Njësive Speciale të Ndjekjes, kundër krahinës që kish jetuar prej shekujsh në liri./konica.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat