Kuvendi i Lurës i 28 gushtit 1943, misioni i madh i prerë në mes

Historia

Kuvendi i Lurës i 28 gushtit 1943, misioni i madh i prerë në mes

Nga: Eugen Shehu Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:26
Mit'hat Frashëri dhe Abaz Kupi – Londër 1949

Pas firmosjes nga ana e nacionalistëve shqiptarë dhe nacionalçlirimtarëve,të marrveshjes së Mukjes,si edhe krijimit të komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë me atributet e një qeverie provizore,u duk se fatet e shqiptarëve do të ridhnin ndryshe.Vërtet se Shqipëria ishte futur pa dashur në vorbullën e luftërave,por në Mukje u parapa se fryma e mirëkuptimit dhe vëllezërisë do t’a çonte vendin drejt një të ardhmje të sigurtë.Pikërisht me këtë meszh të madh,burrat e shquar të kombit tonë,Mid’hat Frashëri,Abaz Kupi,Hasan Dosti,Ali Bej Këlcyra etj,iu drejtuan trevave të Veriut të shtetit amë,duke u kumtuar bashkimin e madh,për çlirimin e kombit dhe atdheut, sa më parë.

Lajmi i rënies së Musolinit,u përcoll me përqafime e këngë patriotike qysh në Mukje,por kjo s’do të thoshte se lufta kish mbaruar.Forcat italiane zotëronin qytetet më të mëdha të Shqipërisë dhe qëndrimi i mëvonshëm i tyre do të varej prej Romës.Ndërkaq,që në ditët e para të gushtit 1943,komanda gjermane e Beogradit,pat dërguar disa reparte speciale të saj,në fushat e Aviacionit të Tiranës,Shkodrës,Shijakut,Kuçovës,Berat e Vlorës.Zënia e menjëhershme e këtyre fushave dhe masat e larta të sigurimit,parakuptonin ofensivën e shpejtë gjermane në shtetin amë shqiptar.Për RAIHUN E TRETË ngushtia detare e otrantos kishte një rëndësi të jashtzakonshme.Përmes kësaj ngushtice detare,mund të depërtonin në Ballkan,focat Aleate me ç’rast mund të goditnin në shpinë ato gjermane.Pikërisht për këtë shkak thjesht gjeografik,fati i shqiptarëve do të përkundej ende në dallgë detesh.Midis kapitullimit të ushtrisë italiane,ardhjes së ushtrisë gjermane si edhe rritjes së hovit të aradhave nacionalçlirimtare me ndihmat e mdhaja serbosllave,nacionalistët shqiptarë ngarendën të thërrasin bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje,krahine dhe ideje,për mos t’a lënë atdheun e tyre si plaçkë lufte në duart e të huajve por të përpiqeshin e luftonin për indipendencën e trojeve etnike.Në të njejtën kohë,inkursioni i nacionalistëve shqiptarë drejt trevave veriore në gushtin e vitit 1943,lidhej padyshim me vendimin e marrë në mukje për vetvendosjen e Kosovës. Nëse në vitin 1943,midis shtetit amë,Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare realisht nuk egzistonin kufij,shtrirja e frymës së Mukjes edhe në këto treva,do të krijonte premisa më të lehta,për ardhmërinë etnike të shqiptarëve.Kërkesa e natyrshme e nacionalistëve shqiptarë që viset e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare,t’i bashkangjiten shtetit amë i shkonte për shtat parimeve të lirisë së kombeve,të shprehura në kartën e Helsinkit,apo dokumentet të tjera të bashkësisë ndërkombëtare.

Por ndërsa burrat atdhetarë të Shqipërisë,shkonin nëpër malet veriorë të Shqipërisë,për të lidhur besën që të luftohej si kundër okupimit të shkuar edhe kundër serbosllavëve,në kampin komunist shqiptar,ngjarjet vraponin në kahje tjetër.Me të mësuar mbi vendimet e marra në Mukje,udhëheqësia e lartë e beogradit shoven,reagun menjëherë me ashpërsinë e tyre,sidomos ndaj emisarëve të tyre ushtarak në Shqipëri.Me dhjetra telegrame e dokumente të tjera,rrëfejnë zemërimin e beogradit dhe kërkesat e tyre për të përmbysur gjendjen e krijuar.Është kjo aryseja që në mesin e muajt gusht,Miladin Popoviqi,nga shatbi i përgjithshëm nacionalçlirimtarëve, i raporton pos të tjerave beogradit se ;”Kemi biseduar me shokët kryesorë të Komitetit Qendror të PKSH dhe studiuar çështjen,situatën dhe atëherë vendosëm që të nxjerrim një trakt ku të shpreheshim që të mos njihej mënyra e organizimit të komitetit për Shpëtimin  e Shqipërisë dhe as funksionimi i tij si instanca më të larta në luftën nacionalçlirimtare”. ( V.Dedijer. ”Marëdhëniet shqiptaro jugosllave” – Beograd 1949 ).

Pra komunistët jugosllav me mision në Shqipëri në muajin gusht 1943,u hodhën në sulm për të prishur samëparë marrveshjen e mukjes,me ç’rast do ta kishin më të lehtë,në të pastajmen, problemin e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.Vukmanoviç Tempoja ish-anëtar i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë NCJ dhe i dërguar i Titos në Shqipëri,u lidh më 10-15 gusht menjëherë me E.Hoxhën e M.Shehun dhe duke patur si mbështetës të parë të tij,Koci Xoxen,thirri një mbledhje urgjente të klikës komuniste shqiptare,në fshatin Kucakë të Korçës.Në takimin e Kucakës,Tempoja,i cili sapo kthehej nga takimet me komunistët grek,nuk mungoi të shfaqte idenë e një konference ballkanike,me çrast problemi i Kosovës nuk mund të konsiderohej preokupim i forcave politike shqiptare.Gjithashtu,ai nuk harroi të kritikojë qëndrimin “e butë” të Partisë Komuniste ndaj Ballit Kombëtar.Ndërsa për antarët e delegacionit nacionalçlirimtar në Mukje,haptaz tha të shihej jo vetëm qëndrimi por edhe goditja si “tradhëtar” të frymës komuniste.Veçanërisht në Kucake,u denua veprimtaria antibolshevike e Mustafa Gjinishit dhe Ymer Dishnicës,të cilët sipas procesverbalit të kësaj mbledhjeje,kishin rënë  këmbë e kokë “në pozitat e Ballit Kombëtar”.Në Kucake jo pa qëllim nuk ishin thirrur as Abaz Kupi,as Baba Faja Martaneshi as Myslim Peza,të cilët në vitet e luftës kundër italianëve,kishin luftuar okupatorin thjeshtë si nacionalistë.Emisarët e Titos,i druheshin këtyre figurave popullore,ndaj menduan të godasin vetëm Gjinushin dhe Dishnicën për të patur në këtë mënyrë më të lehtë,të shkatërroheshin krejt çfar ishte ndërtuar në Mukje.Qëndrimit të prerë të Tempos,në Kucake të Korçës,iu bashkangjitën edhe sahanlëpirësit e klikës së Tiranës : Enver Hoxha,Gogo Nushi, Mehmet Shehu, Liri Gega,Koço Tashko etj.Ata dënuan bashkëluftëtarët e tyre të frontit nacionalçlirimtar,duke dëshmuar kësisoj jo vetëm servilitetin ndaj Beogradit,por sidomos antishqiptarizmin e kobshëm të tyre.Në këtë mënyrë,takimi urgjent i Kucakës,shërbeu si prolog i asaj goditje të madhe,e cila do të jepej në Labinot të Elbasanit më 4-8 shtator 1943.Në këtë mënyrë,në datat 20-25 gusht,klika komuniste e Tiarnës,ndërmori një varg masash si propagandistike dhe ushtarake e politike,duke  shpallur përfundimisht kundërvënien ndaj nacionalizmit shqiptar.Kudo,nëpër qytete organizatat komuniste muarën urdhër të prerë që të grisnin të gjitha proklamatat e shperndara pas Mukjes.Madje këto organizata,në mënyrë intensive filluan propagandën kundër Mukjes dhe Ballit Kombëtar.Shtabet ushtarake nacionalçlirimtare,të cilët deri në ato momente,patën kryer edhe ndonjë aksion të përbashkët me forcat nacionaliste,tanimë nisën të ideojnë plane e veprime luftarake,jo kundër okupatorit,por kundër forcave të Ballit Kombëtar.Por klika Bollshevike  eTiranës,në gushtin e vitit 1943,u bë plotësisht e qartë ; “Tani që kemi shprehur qëndrimin tonë,më shumë se kurrë,duhet të forcojmë radhët tona,pozitat tona politike dhe ushtarake... Që të dalim me sukses,është konditë e domosdoshme,të godasim me tërë forcën politike dhe ushtarake,këdo që do të pengojë t’i biem me peshën tonë të rëndë,me gjithë peshën e luftës së ushtrisë nacionalçlirimtare”

(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë . Fondi 40 , dosja 4 , fleta 52 ).

Pikërisht për të mos lejuar lojën e komunistëve serb në kurriz të popullit shqiptar,inkursioni i Mid’hat Frashërit,Abaz Kupit,Cen Elezit,Hysni Demës etj.në trevat veriore të Shqipërisë ishte një veprim sa i mençur aq edhe energjik.Këmba e tyre shkeli në dyert më bujare të vatrave shqiptare, ndërsa fjala e tyre me peshë kumboi në shpirtin fisnik të banorëve të Gjakovës,Bulqizës,Dibrës, Vinjollit,Lumës,Kolesjanit,Kukësit,Kërçishtit etj.Në këto biseda të ngrohta,kokë më kokë, Mid’hat Frashëri e Abaz Kupi,treguan rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë,si nga partizanët ashtu edhe nga komunizmi,duke i gryshur këta për bashkimin e madh.Madje,ajo  çka vlen të mos harrohet është fakti se burrat nacionalistë,muarën kontakte jo vetëm me parinë e vendit por edhe me disa prej komandantëve të aradhave nacionalçlirimtare të cilët duke mos ditur servilizmin e eprorëve të tyre ndaj beogradit,iu zotuan Frashërit dhe Kupit se do të bashkonin armët dhe zemrat kundër armiqve të përbashkët. Në mbrëmjen e 25 gushtit 1943, burrat nacionalistë , Abaz Kupi, Muharrem Bajrakatri,Mid’hat Frashëri,Hasan Dosti etj, u mblodhën në Lurë, në kullat  e njohura për trimëri të Menajve.Aty u vendos që kuvendi të mbahej tri ditë më pas,me çrast do të mblidheshin trimat e krejt trevave veriore.Udhëheqësit kryesorë të këtij kuvendi,vendosën,që punimet e tij të mbaheshin në afërsi të fshatit,në pyjet e pafund të Lurës për të qenë të sigurtë në çdo kohë.Por burrat e Menajve, dhanë besën e tyre,se në kullat ku ata patën luftuar aq herë si kundër sllavëve ashtu edhe italianëve,kuvendi do t’i kishte të siguruara punimet e tij.Në këtë mënyrë,për të repsektuar këtë fis luftëtarësh trima por edhe krejt banorët e Lurës,u vendos që takimi i beslidhjes të mbahej pikërisht aty.Në ditën e parë të këtij kuvendi,pasi u lexua liste e gjatë e trimave pjesmarrës, e mori fjalën Mid’hat Farshëri.Ideatori i Lëvizjes Nacionaliste shqiptare në prillin e vitit 1939,me fjalën e vet të matur dhe të ngrohtë,iu spjegoi të pranishmive pse bashkimi i tyre ishte imperativ i kohës.Ai u ndal në zakonin shqiptar të gjakmarrjes,të dasive e mërive krahinore,si mentalitete të yshtura nga armiqtë,duke iu kërkuar përfaqsuesve të trevave veriore në ate kuvend t’i mbyllin këto plagë dhe me besën e çmuar të shqiptarëve të bashkojnë zemrat.Duke evokuar më pas ngjarjen kulmore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Mid’hat Frashëri nxiti tek trimat pjesmarrës në këtë takim,idenë e njëmendë të bashkimit,si të vetmen shpresë të egzistencës shqiptare në ato momente.Më tej fjalën e kanë marrë Abaz Kupi,Hasan Dosti,Fiqri Dine, Muharrem Bajrakatari etj,të cilët kan potencuar jo vetëm nevojën e bashkimit shpirtëror por edhe atij ushtarak të formacioneve nacionaliste të trevave veriore.Nevoja e këtij organizimi parashihej si kusht i domosdoshëm,veçanërisht në trazirat e brendshme politike.Nisur nga mendimi se komunistët shqiptarë,kishin unifikuar veprimtarinë luftarake të tyre me shtabin e Beogradit,ishte Fiqri Dine i cili hodhi idenë e krijimit të një komande të vetme luftarake,të trevave veriore e cila më pas do të lidhej edhe me komandën ushtarake të forcave të jugut,të cilat drejtoheshin prej Hysni Lepenicës. Në komandën luftarake të sapokrijuar,u përfshinë luftëtarët  më të shquar të krahinave veriore,të cilët patën dëshmuar prej kohësh jo vetëm antiitalianizmin,por edhe antikomunizmin e tyre.E shoh të udhës,të sjell në këto rreshta,Rezollutën  e këtij Kuvendi madhorë,i cili me 30 gusht 1943 do të përcillej si një mesazh i madh shprese në krejt trevat veriore të Shqipërisë.

“Vendime me randësi në Malet e Shqipërisë së Lirë “

Kombi shqiptar gjendet përpara historisë.Rryma të ndryshme politike,të mbrendshme e të jashtme,herë në formë organizate,herë në formë partish dhe ndonjë herë të shpikura nga ndonjë person i vetëm mundohen të tërheqin popullin tonë në drejtime të ndryshme politike,duke krijuar kështu çregullime dhe anarki të plotë në opinjonin publik.Në këtë gjendje të vajtuar e të lëkundur andej dhe këndej në objekte të turbullta ose të huaja,të importuara nga larg,Shqipëria po sheh me keqardhje këte synim të opinjoneve të ndryshme që ka për qëllim  sabotimin e drejtëpërdrejtë të Nacionalizmit Shqiptar.

Populli shqiptar,i hidheruar nga helmi i të shkuarës,matet shumë perpara se të ecë në udhën e tij, e duke përfituar nga eksperienca e historisë do të mundohet shumë para se ta vendosë përfundimisht dhe në formë totale ecjen e tij drejt revulucionit kombëtar.Disa ngjarje me rëndësi që janë prodhimi i gjendjes shoqnore politike të një kombi shkruajnë historinë e tij dhe përcaktojnë në mënyrë matematike karkaterin e lëvizjes së atij kombi.Ngjarje me rendësi historike tregojnë që pas kaq lëkundjeve,Shqipëria ka akoma burrat e saj,të cilët,të mbledhur rreth flamurit dhe të lidhur me besë,vendosin mbi të ardhmen e kombit.Ky manifestim shfaqet në Shqipërinë tonë të fortë sa herë që nënqiellin e saj ngrihen re të zeza të rrezikut dhe burrat e maleve,ata burra që kanë mbetur të paprekur nga propaganda e huaj,me turmat turren drejt bashkimit të shenjtë kombëtar.

Në malet e lira të Shqipërisë,në Lurën,duke iu përgjigjur thirrjes së organizatës sonë,krerët dhe bajraktarët e Dibrës,Matit,Krujës,Lurës dhe Lumës,u mblodhëm në një kuvend madhështor për të dhënë besën shqiptare.

Shqiptarë dhe Shqiptarka,pleq dhe të rinj,ju lajmërojmë se Besa u lidh në Lurë dhe kjo Besë kurrorizoi Bashkimin kombëtar me frymë nacionaliste për shpëtimin e Mëmëdheut tonë të dashur, për një Shqipëri të bukur.Asnjë s’mundi ta tunde shpirtin e vendosur të dibranit,të lumjanit, të matjanit,të krutanit, asnjë propagandë nuk bëri që malësori i Lurës të harrojë kombësinë dhe,kur erdhi dita që historia të përsëritet në zërin e thirrjes së birit Abdyl Farshërit,krerët e maleve u mblodhën si në Prizren për të përsëritur Epopenë Kombëtare.

Për mirëmbrojtjen  eAtdhuet malësorët tanë krenarë vendosën edhe besën e vendit, e cila ka për qëllim të shange çdo konflikt midis personash dhe të rregullojë çdo grendje të drejtash,të punojë gjakun,si edhe të sigurojë qetësinë nga keqbërësit.Që kjo forcë vigane të mbrojë më së miri Atdheun tonë,Kuvendi rregulloi edhe një komendë të përbashkët ushtarake.Në këtë Kuvend madhështor morrën pjesë këta burra fisnikë,prijësat e trimave të maleve që kurrë,gjatë shekujve,armiqtë nuk mundën t’i sundonin dot :

Fiqri  Dine                                               -          Maqellare
Muharrem Bajrakatari                            -         Ujmisht
Cen Elezi                                                 -         Sllovë
Abaz Kupi                                               -          Krujë
Hysni Dema                                            -         Homesh
Myftar Kaloshi                                       -          Kanderx
Ali Maliqi                                               -           Kercisht
Aqif Lleshi                                           -             Zogaj
Sule Kurti                                            -             Zmash
Ukë Cami                                            -              Golloborde
Selman Mena                                       -             Lurë
Bilal Kola                                            -             Mallcukull
Xhemal vata                                        -              Macukull
Sale Llani                                            -             Derjan
Shaban Valteri                                    -              Vinjoll
Murat Basha                                        -             Klos
Dule Allamani                                     -              Patine
Isuf Cela                                              -             Patine
Isuf Selmani                                         -             Lis
Rushit Daci                                          -             Kalise
Metush Luma                                       -             Bicaj
Sadik Spahija                                       -             Kolosian
Bajram Lata                                         -             Kurdari
Adem Cara                                           -             Selite
Kapllan Allamani                                 -             Patine
Dede Leshi                                           -              Perllat
Frok Gjeta                                           -              Thkelle
Ndrec Lufi                                            -              Selite
Ali Kadia                                              -              Lis
Has Doci                                              -              Arni
Xheme Shahini                                     -              Arni
Halit Osmani                                        -             Arni
Cen Elezi                                              -             Gurrë e Madhe
She Ali Bulqiza                                     -             Bulqizë
Dervish Lusha                                      -              Arras
 Ramadan Hoxha                                 -              Muhur
Faik Shehu                                           -              Peshkopi
Ali Lita                                                 -              Kala e Dodës
Ramadan Cekri                                    -             Ujmisht
Selim Sul Kaloshi                                 -             Sinje
Mahmut Previzi                                    -             Dibër e Epërme
Murat Mera                                          -             Kalise
Haziz Arifi                                            -              Lurë
Llan Mena                                            -              Lurë
Preng Gjergji                                       -              Lurë
Ramadan Doda                                    -              Reç
Ibrahim Gjoci                                      -              Lurë
Gjon Biba                                            -              Lurë
Mat Hoti                                              -              Lurë
Nikol Ibrahim Mandija                       -              Shkodër
Kap Bajram Mena                              -              Lurë
Kap. Tahir Mena                                 -              Lurë
Kap. Etem Tahiri                                 -              Gjakovë
Tog. Ibrahim Kaloshi                          -              Dibër
Hasan Koka                                        -              Macukull
Haziz Kaloshi                                      -              Dibër
Zejnel Lita                                           -              Dibër
Tog.Xhetan Hasani                              -              Lushnje
Ismail  Lika                                          -              Dibër
Dali Lika                                             -              Lushnje
Gafur Alush Aga                                 -              Lumë

Rroftë Shqipëria !

Lurë, gusht 1943( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë . Fondi 270 , dosja 4 , fleta 3-7 ).

Mesazhet e kësaj rezollute ishin dhe meten,mesazhe të shpresave të mëdha,jo vetëm për trevat veriore shqiptare por për krejt Shqipërinë Etnike.Kjo ishte një nga arsyet që klika komuniste e Tiranë,me t’i rënë në duar Rezolluta,vendosi të mbledhe në mënyrë urgjente Komitetin Qendror.Në këtë Rezollutë,si edhe në vetë aktin e Kuvendit të Lurës,komunistët shqiptarë dhe “edukatorët” e tyre,të ardhur prej Beogradi,shihnin sendërtimin  e ideve emblematike të Mukjes.Ata i tmerronte ky sendërtim,ngase nuk mund të lejonin t’u shkëputeshin nga domenet sllave si Kosova ashtu edhe maqedonia shqiptare.Në këtë mënyrë,në konferencën e Labinotit më shtator 1943 ashtu sikundër u hodhën poshtë vendimet e Mukjes,Kuvendi i Lurës u etiketua prej misionarëve jugosllav si mbledhje reaksionarësh të cilët krijojnë të fusin përçarje midis komunistëve në Ballkan.Edhe kësaj radhe,krerët komunistë shqiptarë,të udhëhequr nga parimet internacionaliste,pothuajse në unitet me njëri tjetrin, e dënuan ashpër Kuvendin e Lurës.Madje,ky dënim do të vazhdonte në krejt vitet e diktaturës komuniste.Kështu ndërsa kullat e Menajve u dogjën e rrafshuan në vitet 1944-1946,një gjë e tillë ndodhi edhe me ato të Bajraktarit,Markagjonit,Demës,Dines,Elezit etj.Ndërsa mbi nipërit e mbesat e tyre nata e gjatë komuniste,urdhëroi vetëm dhunë e terror.Kësisoj misioni i madh i Kuvendit të Lurës mbeti në mes,i prerë paradoksalisht prej vetë shqiptarësh të shitun tek pushtuesit kriminel sllav.Mesazhet e Kuvendit të Lurës, janë mesazhe për ardhmërinë,si sot dhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat