Kontesha Elisabetë lahej me gjak virgjëreshash, për të ruajtur rininë?

Historia

Kontesha Elisabetë lahej me gjak virgjëreshash, për të ruajtur rininë?

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 22:30
Kontesha Elizabetë Báthory

Kontesha Elizabetë Báthory ishte një fisnike hungareze, e cila konsiderohet si një nga figurat më të njohura të Evropës. Ajo u akuzua për torturimin dhe vrasjen e një numri vajzash të reja. Kjo është arsyeja pse ajo u quajt “Kontesha gjakatare” dhe “Kontesha Vampire”. Në kulturën popullore, besohet se Báthory vriste shërbëtoret e virgjëresha dhe pastaj lahej në gjakun e tyre, si një mënyrë për të ruajtur rininë e saj. Kjo histori filloi në shekullin e 18-të. Ajo u bë një aspekt popullor i personalitetit të saj, pasi skena e banjës së gjakut u paraqit në filma të shumtë.

Por nuk ka dëshmi që vërtetojnë këtë pretendim. Ka prova për vrasjet dhe torturat e kryera nga Báthory. Gjatë gjykimit të saj, shumë njerëz dëshmuan kundër konteshës. Ata kishin pohuar se ajo torturonte dhe vriste vajza të reja. Por rrëfimet për banjat me gjakun e tyre filluan të dilnin vite pas vdekjes së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat