Shqiptarët të kapur robër dhe iu merrën armët nga ushtarët turq në Dukagjin, 1910

Historia

Shqiptarët të kapur robër dhe iu merrën armët nga ushtarët turq në Dukagjin, 1910

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 06:59
ISNIQ, 1910: Një foto e rrallë ku shihen shqiptarët nga rajoni i Dukagjinit të kapu robër nga turqit, ku me pas i çarmatosin dhe iu marrin pushkët në fshatin Isniq.

Në vitin 1910 është mbajtur Kuvendi Isniqit, ku udhëheqes ishte Isa Boletini. Në këtë Kuvend të Parisë u vendos për fillimin e kryengritjes më 1910 dhe lidhjen e Besës të Verrat e Llukës.

Kuvendi i Parive në Isniq, u thirr më iniciativën e Isa Boletinit, ku morën pjesë edhe disa nga krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si Bajram Curri e Sulejman Batusha. Përveç pjesëmarrjes në Kuvend të Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Sulejman Batushës, aty ishin të pranishëm edhe paria e dy nahive asaj të Pejës dhe të Gjakovës.

Kryengritja shqiptare në Dukagjin u shua nga ushtria turke, por kryengritjet tjera shpërtheyn në trevat tjera.

Image
ISNIQ, 1910: Këtu shihen edhe disa ushtarë shqiptarë me plisa, por dihet që sherbimi ushtarak gjatë sundimit Osman, ishte i obliguar dhe shqiptarët ishin të pafuqishëm që t’i kundërshtonin urdhërate të eprorve turq.
Image
Ushtaria turke duke bombarduar me artileri fshatin Fshati Isniq në afërsi të Pejës, ku shihen edhe ushtarë shqiptar më plisa. Këtu shihen edhe disa ushtarë shqiptarë me plisa, por dihet që sherbimi ushtarak gjatë sundimit Osman, ishte i obliguar dhe shqiptarët ishin të pafuqishëm që t’i kundërshtonin urdhërate të eprorve turq.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat