1960: Të mësoje dhe përhapje gjuhën shqipe në gjitha trevat shqiptare

Historia

1960: Të mësoje dhe përhapje gjuhën shqipe në gjitha trevat shqiptare

Nga: Beqir SINA Më: 29 shtator 2017 Në ora: 15:53
Fotografia është e vitit 1960

Detyra më fisnike dhe dhe patriotike, ka qenë ndër vite për patriotët shqiptarë,  përhapja e gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe sidomos në vendbanimet shqiptare, në vitet e egra të okupimit serbo-sllav në ish Jugosllavi.

Shumë mësimëdhënës nga Shqipëria, të cilët e kundërshtuan regjimin dhe nuk u pajtuan asnjëher me regjimin komunistë të Enver Hoxhës, u arritisën për t'i ikur dhe u bër ata më pas përhapësit e gjuhës shqipe, në të gjithë ish Jugosllavinë, vendabanimet shqiptare.

Një kujtim prej tyre, që sjell shumë domëthënie dhe tregon shumë, është edhe kjo fotografi bardh e zi, e atyre vite që sot çdo njeri do të ruante, dhe do të kujtonte me shumë dashuri e mall shumë. 

Kjo fotografi është e ruajtur dhe mbajtur me kujdes nga arkiva e autorit të saj, që nuk jeton më.

Në fotografinë e afo 60 vjetëve më parë, si shikohet në të janë një grup fëmijësh shqiptar të qeshur dhe gëzuar para mësuesit të tyre të parë -dhe si shkruan autori në shënimin e tij , janë nxënsit nga klasës së parë në fshatin Hamie, 16 km larg Shkupit

 Kjo ka qenë një ndër shkollat, e para shqipe në zonën shqiptare të Shkupit, ku për 10 vjet Rasim Sina një ish i arratisur nga Shqipëria më 1957, dha mësim duke mësuar fëmijët shqiptar në të kohë së bashku me të arratisur të tjer nga Shqipëria, në zonat shqiptare, fshtrat për rreth Shkupit-Tetovës dhe Gostivarit.

Një pjesë tjetër e tyre, dhanë mësim në ato vite në Kosovë, Mal të Zi, dhe Luginën e Preshevës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat