1960: Të mësojë dhe përhapë gjuhën shqipe në gjitha trevat shqiptare, si misonar të dijes

Historia

1960: Të mësojë dhe përhapë gjuhën shqipe në gjitha trevat shqiptare, si misonar të dijes

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 30 shtator 2017 Në ora: 07:17
Ilustrim

Historia jonë kombëtare, e arsimit shqip në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës është e përmbushur edhe me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare, patriotizimit intelektual nga shumë prej mësimdhënsit e parë, që shkuan nga Shqipëria në Kosovë e trevat shqiptare. 
Kohën, kur ata u arratisën dhe dolën në Jugosllavinë e athershme, e cila sot nuk egziston më pas shkërrmoqjes së saj. 

Ata duke punuar ato vite si arsimtar, i kontribuan me mundin e tyre ndër vite çështjes sonë kombëtare, gjithandej, me të dalur në Kosovë, dhe trojet e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi, nga që dikush kishte arsimin e lartë, e dikush ishte me shkollën e mesme, ata ditën të përhapën zërin e shqiptarisë me anë të dijes, nëpër shkollat shqipe në fshatrat shqiptare. 

Në këto shkolla u përgatitën dhe nxënësit e parë, që pas me kalimin e kohës ata do të bëheshin edhe vet mësuesit e parë, që përhapën ata dijen në gjuhën amtare në Kosovë e trevat shqiptare nën okupimin serbo-sllavë.

Kjo pra ka qenë një detyrë fisnike dhe aq patriotike, ndër vite për shumë patriotët shqiptarë,  të cilët me dijet e tyre bën përhapsit e gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe, sidomos në vendbanimet shqiptare, në vitet e egra të okupimit serbo-sllav në ish Jugosllavi.

Shumë mësimëdhënës nga Shqipëria, në atëbotë ishin nga ata që kundërshtuan regjimin dhe nuk u pajtuan asnjëher me regjimin komunistë të Enver Hoxhës, deri sa mundën të arritisen për t'i ikur atij rregjimi, dhe u bër ata më pas përhapësit e gjuhës shqipe, në të gjithë ish Jugosllavinë, së bashku me mësimdhënsit e tjer shqiptarë nga Kosova e trevat shqiptare.

Një kujtim prej tyre, që na sjell shumë domëthënie dhe na tregon shumë, është edhe kjo fotografi bardh e zi, e atyre viteve, që sot çdo njeri do të ruante, dhe do të kujtonte me shumë dashuri e mall shumë. 

Kjo fotografi është e ruajtur dhe mbajtur me kujdes nga arkiva e autorit të saj, që nuk jeton më, por që ish disa nga nxënsit e tij të parë të asaj shkolle, e kanë kërkuar ta nderojnë atë me një mirënjohje si një ndër mësuesit e parë shqiptarë, nga Shqipëria në ato fshatra.

Në fotografinë e afro 60 vjetëve më parë, si shikohet në të, janë një grup fëmijësh shqiptar të asaj kohe, të qeshur dhe gëzuar para mësuesit të tyre të parë - dhe si shkruan vet autori në shënimin e tij, që ka lënë në fotografi , shpjegon se janë nxënsit e klasës së parë në fshatin Hamje, një fshat ky 16 km larg Shkupit. 

Fotografia thotë ai është e vitit 1960.

Kjo sipas arkivës ka qenë edhe një ndër shkollat, e para shqipe në zonën shqiptare të Shkupit, ku për 3 vjet mësues ishte autori i kësaj fotografie Rasim Sina, një ish i arratisur nga Shqipëria më 1957, i cili dha mësim për 10 vjet atje, duke mësuar fëmijët shqiptar në të kohë, së bashku me të arratisur të tjer nga Shqipëria, në zonat e tjera shqiptare, fshatrat për rreth Shkupit - Tetovës dhe Gostivarit.

Ndërkohë thuhet se ka qenë një pjesë tjetër e këtyre të arratisurve, që sipas ish nxënësve të tyre, dhe kolegve shgqiptar nga ato vende, dhanë mësim në ato vite edhe nëpër Kosovë, Malin e Zi, dhe disa fshatra të Luginës së Preshevës 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat