Luftërat e Skënderbeut në Pollog dhe marrëveshja e Shkupit - Bota Sot
Luftërat e Skënderbeut në Pollog dhe marrëveshja e Shkupit

Historia

E mërkurë, 18 korrik 2018

Luftërat e Skënderbeut në Pollog dhe marrëveshja e Shkupit

Prof. Dr. Vebi Xhemaili Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili Më 17 janar 2018 Në ora: 12:46
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Më 17 janar 1468 populli shqiptar përkujton vdekjen e heroit tonë të lavdishëm Gjergj Kastrioti-Skenderbeut, një nga figurat më të mëdha jo vetëm të historisë së Shqipërisë, por edhe të historisë evropiane dhe asaj botërore. Shqipëria nën udhëheqjen  e Skenderbeut vuri themelet e shtetit të bashkuar mesjetar, që u bërri ballë të gjihta invazioneve që tentuan ta rënojnë këtë principatë që e themeloi dhe ngriti në piedestal me heroizmin e këtij populli, komandanti legjendar i të gjithë shqiptarëve Skenderbeu.    

Pas rënjes së vendeve tona nën sundimin osman fillon një epokë e re e popullatës shqiptare nën adminisrtratën e tyre. Pas rënjes së Shkupit nën sundimin turk më 6 janar të vitit 1391, sipas studiuesve bullgarë, ndërsa për studiuesit shqiptar Shkupi u pushtua nga ushtria osmane kah fundi i vitit 1391 dhe fillimi i vitit 1392 (më 6 janar 1392).[1]

Në këto rrethana të reja politike u ndryshua në tërësi struktura e popullsisë shqiptare, duke u asimiluar për turq ku shihet defteret për regjistrim. Në këto dokumente turke për afërsisht deri vitin1455, Shkupi dukej kështu: me 511 familje muslimane dhe 339 familje të krishterë.[2] ku shumica nga këta familje ishin shqiptarë të krishter, katolikë apo ortodoks.(V.Xh).

Rreth vitit 1440 në Provincën e Maqedonisë dhe në disa krahina të Shqipërisë u zbatua krejtësisht sistemi timaro-spahilluk[3] Në Shqipëri nuk ngeci asnjë lagje qyteti apo fshati pa u përfshi në njerin nga tri llojet e sundimit feudal:-has, ziamet, ose timar. Në gjysmën e dytë të shekullit XVI nga Pasha-sanxhaku u ndanë dhe u formuan edhe dy sanxhaqe të veçuara i Selanikut dhe i Shkupit. Në kuadër të Sanxhakut të Shkupit u bashkuan nahitë e Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe Prilepit.[4]

Pushtimi i tokave të Shqipërisë, fillon nga Shkupi, thotë studiuesi gjerman Peter Batrl, e cila u shoqërua me një rezistencë të fortë.[5]

Por shumë shpejtë pas rrënjes së Shqipërisë nën sundimin osman, fillon shtimi i paknaqësisë duke u shoqërua me një varg kryengrytjesh nga popullata shqiptare, duke filluar nga viti 1407 deri në vitet 1430 nën udhëheqjen e disa feudalëve në Shqipërinë e Mesme e të Jugut. Më i shquari ka qenë Gjon Kastrioti, ky e vazhdoi luftën kundër turqve duke pësuar katër disfata: më 1410, 1416, 1428, dhe 1430.[6]

Në vitin 1432 fillon kryengritja në Shqipërinë e Mesme e udhëhequr nga Andrej Topija, e cila u shua me gjak nga ushtria osmane. Sipas studiuesve sllav, kjo kryengritje është shtrirë edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore ku bënë pjesë edhe fusha e Pollogut, me qytetet Tetovë dhe Gostivar.[7] Pra rrethanat flasin se Shqipëria ishte tejet e pakënaqur me sundimin Osman. Në  vitin 1440 Skenderbeu u emërua për drejtues (Sanxhakbej), të Dibrës me rrethinë, ku pati mundësi të kontaktojë me popullsinë e kësaj ane dhe të shohë disponimin e popullatës shqiptare për një kryengritje të përgjithshme.[8]

REZISTENCA SHQIPTARE PARA SKËNDREBEUT

Kryengrytjet e shqiptarëve që shpërthyen gjatë këtyre viteve në Shqipëri kurr në këto troje sundonte babai i Skënderbeut. Pati disa suksese të principatave shqiptare të cilat pastaj u shtypën me një egërsirë të paparë nga turqit. Këto veprime barbare lanë te Skënderbeu një zemërim të thellë shpitëror, me plotë trauma psikologjike, duke filluar nga moshat e reja të popullatës shqiptare e në veçanti në familjen e Kastriotëve e posaçërishtë në vetë Gergj Kastriotin-Skënderbeun. V.Xh).

Në këto rrethana tejet të vështira kryengritëse e në veçanti feudalët shqiptarë nuk mund të duronin sundimin e e vrazhdë turk, kërkonin nga familja e kastriotëve që të dërgonin njerëz të besueshëm te  Skënderbeu në Adrianopojë, duke e ftuar që tëkthehej në Shqipëri për vazhdimin e luftës kryengritëse për çlirim nga zgjedha turke e tërë Shqipërisë ata kërkonin bashkimin e principatave feudale në një shtetë të përbashkët me një mbret trashëgues.

Sipas disa burimeve më të reja italiane Skënderbeu ka qenë në Shqipëri para vitit 1440, menjëherë pas vdekjes së babait 1437-1440.Gjatë kësaj periudhe si duket sulltani e shton dyshimin në veprimin e Skënderbeut, për çlirimin dhe shkëputjen e Shqipërisë nga Turqia. Prandaj sulltani jep urdhër për emrim të rri, që Skënderbeu të largohet nga Shqipëria dhe emërohet për Sanxhakbej në Nikopol, krahinë në Bullgari, që ishte më afër Edrenes dhe vetë sulltanit.Kjo argumentohet edhe në veprimtarinë diplomatike, të shtuar të Skenderbeut. Pasi ky kishte filluar ti shpeshtojë edhe kontaktet interne me Venedikun, Raguzën etj. Skënderbeu u përpoq të afrohej edhe me Napolin. Këtë veprimtari të dendur diplomatike e ka shënuar kronisti italian Donado da Lece.[9]

Në bazë të këtyre të dhënave më të reja historiografike diplomacia e Skënderbeut kishte filluar më parë se të kthehej në Shqipëri në vitin 1443, duke i bërë të ditur fshehurazi mbretit Alfons,: “se ishte dëshira e tij ta çlironte Shqipërinë kundër turqve”. Pra Skënderbeu e kishte përgaditur terenin kundër turqve dhe priste momentin e volitshëm, Ky rast u paraqitë pas betejës së Nishit më 1443.

Në anë tjetër edhe papa Eugjeni i IV ishte shumë i interesuar për një kryengritje të përgjithshme në Shqipëri, se ai tani më ishte i bindur se me shqiptarët dhe Skënderbeun që kishte përsosur artin ushtarak në Turqi. Pasi ky ishte njohës i mirë i operacioneve luftrake të ushtrisë të turke, pasi ishte shkolluar së bashku me Mehmetin, në beteja ishte treguar më i mirë se ai.

 Pra, vetëm te Skënderbeu dhe heroizmi i tij egzistonte shpresa se do ta ndalonte depërtimin osman kah Italia dhe Europa Qëndrore. Prandaj ai mbante lidhje intensive me peshkopët katolikë në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe me bujarët shqiptarë, në veçanti me Gjergj Arianitin, por edhe me Skënderbeun.

BETEJA E NISHIT

Në vitin 1443 kemi betejën e Nishit. Pas betejës, Skenderbeu me 300 luftëtarë pas shtatë ditë rugëtimi arriti në Dibër më 11 nëntor, kah Fushë Kosova, Prishtina, Prizreni, arriti në Dibër. Aty mbajti një konsultim me parinë e Dibrës, prej kah vazhdoi rrugën për në Krujë. Kjo ngjau më 13 nëntor 1443.[10]

Historiografia serbe pranon kur thotë se prej kësaj date fillon pavarësia e Shqipërisë dhe periudha më heroike e popupllit Shqiptar.[11] Historiografia serbe e pranon Skënderbeun si komandant, por shton se ushtria e Skënderbeut përbahej nga popullata serbe, e cila në atë kohë, “e kishte vërshuar Shqipërinë nga të gjitha anët”. Ndërsa për betejën e Nishit më 1443 nuk i përmendë fare hungarezët dhe Janosh Huniadin. Por potencon: “këtë betejë e fituan serbët”.[12]

Pas marrjes së Krujës, Ushtria e Skënderbeut për një muaj çliroi tërë territorin që mbante dikur nën kontrollin e vetë babai i tij Gjoni. Duke u zgjeruar nga Dibra, Gostivari, deri në Tetovë. Pasi edhe nëna e tij Vojsava ishte nga fusha e Pollogut.[13] Më konkretisht, nga qyteti i vjetër Ilir i ashtuquajtur Draudrakum, që nga Mesjeta e herëshme. Sot njihet me emrin  Gradec.[14] Pra, territori i i shtetit të Skënderbeut shtrihej në ato kufij që posedonte dikur babai i tij. Por i zgjeruar me një marrëveshje tregëtaro-doganore që lidhi ai më 1426 me Republikën e Raguzës, të cilën e ka nënshkruar në emrin e vetë  dhe të djemëve të tij. Kufijt e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shufadaje në jugë të Lezhës, e prej Rodonit në bregdet deri në Prizren. Nga ana tjetër në zotërimet Gjonit bënte pjesë edhe Krahina e Rekës në Verilindje të Dibrës, që kufizohej me Gostivar e Tetovë. Pra këto territore ishin të bashkuara deri në vdekje të Gjonit, që përafërsisht ka vdekur në mes viteve 1437-1440.[15] Kjo datë e vdekjes së babait të Skënderbeut sipas historiografisë shqiptare nuk mund të merret si e saktë, pasi babai i Skënderbeut në bazë të burimeve më të reja ka vdekur më vitin 1437.[16]

Pra këto territore Skënderbeu do të tentojë ti rruaj nga inkursionet turke në Maqedoni duke filluar nga gryka e Dërvendit që lidhë Shkupin me Tetovën deri në Liqenin e Ohrit, duke përfshi këto qytete: Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën me rrethinën e Ohrit.[17]

Pas mbajtjes së Kuvendit mbarë kombëtar  në Lezhë ku për herë të parë u bashkuan shqiptarët në historinë tonë. Këtu në këtë Kuvend historik u krijua Shqipëria feudale. Kuvendi shpalli Skënderbeun për kryetar të saj. Që njëherit i takuan edhe ingerencat Komandantit të Parë të ushtrisë  së Parë shqiptare, si komandant i përgjithshëm” me titull ”Kapiten i Përgjithshëm” (Capitaneus Generalis).

Sulltan Mehmeti  me sulmin e pestë  arriti që ta pushtojë Konstandinopolin më 29 maj 1453. Poashtu në anën tjetër sulltani vendosi të dërgojë në Shqipëri Ibrahim beun që të hakmirej për disfatën e rëndë që kishin pësuar Dalip e Hamza pasha një vit më parë në betejën e Modricës, më 21 korrik 1452 ku u zu rob vetë Hamzaj  nga vetë Mojsi Golemi, me një pjesë të ushtrisë me shtabin, pjesa tjetër e ushtrisë u vu në ikje.

Skënderbeu në një manovrim të të shpejtë ushtarak me Mojsi Golemin për dy orë arriti në fushë betejë të re në vendin e ashtuquajtur Meçad arritën të rrethojnë ushtrinë e Dalip pashës e cila numronte mbi 15 mijë ushtarë. Në këtë betejë të përgjakur u vra edhe edhe vetë Dalip pasha.[18] Sipas kronistëve të kohës në këto dy beteja u vranë më shumë se 7000 ushtarë turq dhe u kapë një material shumë i madh luftarak. Ndërsa ushtria shqiptare humbi përafërsisht një mijë luftëtarë dhe shumë të plagosur.

BETEJA E PARË NË FUSHËN POLLOGUT

Fusha e Pollogut shtrihet në Perëndim të Shkupit dhe lidhtet me rrugë në këto drejtime: Prizren-Tetovë-Shkup dhe rrugën e vjetër Durrës-Ohër-Kërçovë-Gostivar-Tetovë-Shkup.[19] Por rruga që çonë Shkup-Gostivar-Dibër, kjo rrugë që kalonte rrënzë Malit të Thatë mbi grykën e Dërvendit, duke u lidhur me Gostivarin e ka shfrytzuar shpeshherë edhe Leka i Madh siç e quqnin turqit Skënderbeun.[20] Me ardhjen e turqve ata e rriparuan këtë rrugë për lëvizje të tyre. Për këtë arsye më vonë nga popullata e kësaj ane u pagëzua Stamboll-Xhade.[21]

Ushtria turke e udhëhequr nga komandanti Ibrahim beu u nisë me 14 mijë ushtarë në derejtim të Shkupit, për të hyrë në Pollog, kah Gryka e Dërvendit, më 22 prill 1453 erdhi deri te beteja e njohur në historinë tonë kombëtare, e njohur beteja e Pollogut.

Për këtë betejë të zhvilluar në fushën e Pollogut, na jep një përshkrim të hollsishëm për shtrirjen e Pollogut dhe kufizimin e saj. Marin Barleti në mënyrë të hollsishme e përshkruan fushën e Pollogut me rrethinë duke e cituar se ajo rrethohet me male rreth e përqark të ashtuquajtura “male të Pollogut.[22] Sipas Barlecit turqit para se të vendoseshin në fushën e Pollogut më 22 prill kaluan qytetin e Shkupit qytet të turqve të ashtuquajtur-Shkup.[23]

Por me keq ardhje konstatojmë se edhe studijuesit shqiptarë në studimet e veta Shkupin e përmendin si qytet të turqve. Por në këtë rast është e patjetërsueshme të theksohet se në statistikat turke kanë qenë të punsuar ekspert që dinin të favorizonin vetëm popullin turk dhe Perandorinë Osmane. Prandaj edhe statistikat turke flasin në favor të politikës së asaj kohe, “se popullata që banonte në qytetin e Shkupit në vitin 1455 ishte në përpjestim 2/1, me muslimanë”. Nga këta 516 familje, turke ndërsa të krishterë 339 familje, nga këta shqiptarë të krishterë, dhe një pjesë e vogël e sllavëve e të tjerëve.( V.Xh).

Beteja e parë e Pollogut u zhvillua midis  Gostivarit dhe Tetovës, në anën e Malit të Thatë pranë fshatit Tenovë. beteja e Pollogut u zhvillua në afërsi të Tetovës.[24]

Ushtria turke pasi e kaloi grykën e Dërvendit u vendosë rrënzë malit të Thatë në vijën Merrovë-Stërmnicë-mbi fshatin Zhelinë në drejtim të fshatit Çellopek. Në këtë betejë me ushtrinë turke fitoi Skenderbeu me një taktikë tejet të përsosur ushtarake edhe pse ushtria turke ishte shumë më e madhe.

Skenderbeu së bashku me Mojsi Golemin arritën në fushën e Pollogut në një kohë shumë të vështirë klimatike. Gjatë rrugës filloi një shij shumë i fuqishëm. Por Komandanti i Përgjthshëm shqiptar Skënderbeu dha urdhër që edhe në ato kushte të vështira të marrshohet nga Gostivari, nëpër fushën e Pollogut duke iu afruar malit të Thatë, më konkretisht Skenderbeu zuri pozicione në vijën midis Çegranit dhe dhe fshatit Vollkovi, me pjesën më të madhe të ushtrisë u vendosë në hapsirën midis fshatrave Tenovë –Radiovcë, përgjatë rrjedhës së lumit Vardar. Në këto kushte me shi pas një pushimi që bëri ushtria turke, Ibrahim pasha dha urdhër që të marrshohet nëpër fushën e Pollogut, në drejtim të Mokrës për në Dibër.

Në këto rrethana tejet të papritura, kur Ibrahim pasha fare nuk e priste këtë sulm, Skenderbeu e sulmoi ushtrinë turke në formë harku, kur Ibrahim pasha fare nuk priste këtë sulm se mundë të sulmohej në fushën e Pollogut.[25]

Ushtria turke e ndryshoi drejtimin në vend që të niset kah Gostivari për në Dibër filloi të shkapërderdhet dhe të prapëset ka Gryka e Dërvendit në drejtim të Shkupit. Kjo grykë mbaron deri para dyerëve të Shkupit dhe është tejet e përshtatur për sulme nga të dy anët e rrugës. Në këtë betejë ushtria turke pësoi një disfatë të rëndë, duke lënë një numër të madh ushtarësh në këtë fushë betejë, që sipas kronistëve të kohës kalonte numrin mbi 3000 ushtarë të vrarë dhe shumë të plagosur.[26] Në këtë betejë u vra edhe vetë Ibrahim pasha. Merritor për suksesin e madh të kësaj beteje padyshim është edhe Mojsi Golemi. Pas kësaj beteje të shkëlqyer në Pollog, Skënderbeu u kthye në Krujë ku i vazhdoi bisedimet diplomatike me disa shtete të Evropës si mbret i Shqipërisë mesjetare, midis Ballkanit. V.Xh).

Pozitën e pavarur të banorëve të Pollogut e verifikojnë edhe  këto të dhëna të regjistrave kadastralë osmanë të shek. XV-të, dëshmojnë mirë se vilajeti i Kallkandelenit ka qenë jashtë kontrollit osman dhe se ai zotërohej nga luftëtarët shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu. Gjatë shekullit XV, me përjashtim të kështjellës Sobri, që ishte në krahinën e Dervenit, në vilajetin e Kallkandelenit nuk ka pasur kështjellë. Mungesa e një kështjelle ku mund të strehoheshin e të mbroheshin përfaqësuesit e administratës osmane, si dhe rrethimi prej malesh të larta i vilajetit të Kallkandelenit, i ka bërë të paefektshme përpjekjet e forcave osmane për të vendosur pushtetin e tyre në këtë rajon dhe ka favorizuar shumë luftëtarët e Skënderbeut që ta zotëronin atë pa shumë vështirësi.

Për të dobësuar qëndresën e banorëve të vilajetit të Kallkandelenit (Tetovës) sulltan Mehmeti II vendosi këtu në funksione të rëndësishme administrative pinjollë të familjeve fisnike shqiptare.

Në krye të vilajetit të Kallkandelenit, si subash të tij, sulltan Mehmeti II caktoi në vitin 1455 Hasan bej Zenebishin.[27] Por ky nuk e ushtroi këtë detyrë. Në timarin (hasin) e tij dhe në fshatrat që e formonin atë, ku përfshihej edhe Tetova, nuk është bërë asnjë shënim i mëvonshëm për zëvendësimin e tij nga persona të tjerë apo për dhënien atyre të ndonjë fshati që ishte përfshirë në timarin e tij. Po kështu janë pa shënime edhe afër 40 timare të tjera, që përbënin thuajse dy të tretën e timareve të vilajetit.[28] Asnjë prej spahinjve të këtyre timareve pa shënime të vilajetit të Tetovës nuk është shënuar në regjistrin e vitit 1467/1468 [1469] si zotërues timaresh. Kjo dëshmon se kjo trevë ishte jashtë kontrollit të pushtetit osman.[29]

Në të njetin vit Mehmeti i II arrinë ta pushton Kështjellën e fundit të Perandorisë së Bizantit Kostadinopolin,(Islamboll-shumë të bindur), që sot njihet me një ndryshim të vogël Stamboll. Pushtimi i Kostadinopolit nga Sulltan Mehmeti u futi frigën shteteve evropiane e në veçanti Venedikut dhe mbretit të Napolit, të cilët të vetmin shpëtim e shihnin vetëm te Mbreti i shqiptarëve-Reks Albania-Skënderbeu.

Këta shtete të Evropës mesjetare  dërgonin konsujtë e vtë te princi shqiptar për ti dhënë përkrahje diplomatike, ushtarake dhe materiale Skënderbeut duke i premtuar ndihma të mëdha financiare. Pasi vetëm në udhëheqësin e shqiptarëve ishin të bindur se mundë të mbrojnë Evropën nga invayioni osman.

Skënderbeu në këto rrethana të favorëshme diplomatike për Shqipërinë vendosi të rrimkëmbte vendin. Me ndihmën e shteteve evropiane së pari të sanonte fortifikatat e shkatruara nga luftërat me ushtritë turke. Skenderbeu me ndihmën e tyre teknike së pari vendosi të rimëkëmbëte dy qendrat e rënuara: Svetigradin dhe Beratin. Me këto fortifikata dominuese në aspektin strategjiko-ushtarak, Skënderbeu ishte i bindur thellë se do të përgaditej më mirë mbrojtja e vendit nga sulmet e ardhshme që do të pasonin. Për këtë arsye Skenderbeu i thirri në konsultim komandantët e vet.(këshillin komandues). Të cilët erdhën në përfundim që së pari të merret Berati e pastaj edhe Svetigradi. Ndërsa vetë Mojsi Golemi kërkoi që të shkojë në kufij për të sigurar vendin nga ndonjë sulm i pa pritur nga ushtria turke.

Në këto rrethana kurr Shqipëria identifikohej me Skënderbeun nga goja e Papës si shpëtimtar i tërë kristianizmit, papritmas u përhap lajmi se Mojsi Golemi ka tradhëtuar Skënderbeun, Komandantin më të madh të shqiptarëve. Nga kjo tradhëti Skënderbeu pësoi një disfatë të rëndë ku humbi mbi 6000 bashkluftarë, para dyerëve të Beratit. Për këtë ngjarje të kobëshme të komandantit më të besueshëm të Skënderbeut, Historianja ruse Smirnova për katastrofën e Beratit do shkruaj: “katastrofa e Beratit bani një jehonë të keqe për pozitën e Principatës shqiptare dhe për autoritetin  e Skenderbeut, shumë kush kujtoi se vepra e tij mbaroi”.[30]

Vitet 1455-1456 janë vite tejet të vështira të popullit shqiptar nën komandën e Skënderbeut në Shqipëri. Pas Mojsi Golemit edhe nipi i tij Gjergj Stres Balsha u shiti turqve në tetor 1456 kalanë e Modriçës për 30 000 dukatë të argjenta. Pas tij u largua nga Skënderbeu edhe Hamza Kastrioti bashkë me të shoqen e fëmijët.[31] Ishin këto grushta të rëndë për Skënderbeun që e tronditën shumë forte komandën e tij, por kurr nuk arritën të thyen moralin e lartë luftarak të shqiptarëve dhe të vetë Skënderbeut.

Në këto çaste shumë të vështira për Komandantin shqiptar, e braktisën edhe diplomatët e huaj, të akredituar në zyrën politike pranë Skënderbeut në Krujë.[32] Këta diplomat filluan të humbin besimin në rezistencën e mëtutjeshme në luftërat e Skënderbeut kundër turqve. Por këtë vuajtje shpirtërore Skënderbeut e tejkaloi me një fitore të shkëlqyer kundër tradhtarit dibran Mojsi Golemit, i cili nga Selaniku u nisë me 15 000 luftëtarë kah krahina e Maqedonisë për në Dibër. Beteja zhvillua më 18-20 maj 1456 në fushën e Oranikut, duke i shkatruar një disfatë katastrofale mbi 10 000 të vrarë, ndërsa vetë Mojsi Dibra, pas dy muajve hiku nga Stambolli, pasi nuk munndë ti duronte fyerjet si shqiptar që i bënin turqit, u kthye në Shqipëri, ku Skënderbeu i madh ja fali jetën për tradhtinë e bërë.[33]

Në këto rrethana tejet të vështira politike në Shqipëri, kurr shtetet e Evropës i kishin humbur shpresat për vetë mbrojtje. Papritmas në vitin 1456 kemi edhe një fitore nga Janosh Huniadi në Beograd, më më 6 gusht 1456 Për fat të keq të botës së krishter, pas këtyre betejave të shkëlqyera pas 7-8 ditëve papritmas nga ethet vdes Janosh Huniadi.[34]

Pas vdekjes së Huniadit 1456, “Skenderbeu ishte njeriu më i rëndësishëm që  mbronte integritetin e shteteve kristiane para forcave të ushtrisë turke”.[35]

Pushteti i Papës para së gjithëve filloi të shoh në Skënderbeun figurën më të rëndsishme udhëheqëse të planifikuar për komandimin e luftrave kryqëtare. Ky ishte shkaku që  vetë Papa Kaliksti i III, këtë udhëheqës musliman e pagëzoi “Atleta Christi”.[36]

Pas kthimit të Skenderbeut në vitin 1462 nga Napoli ku i siguroi Ferdinandit kurrorën mbretërore. Skënderbeu në Napoli themeloi edhe koloninë e parë shqiptare të udhëhequr nga Demetrie Pepesi.[37]

Me kthimin e Skenderbeut në Shqipëri dhe ekspeditn e sukseshme të Skënderbeut në në Itali 1461-62 , Sulltan Mehmeti dërgoi tri ushtri për ta më poshtur Princin e arbërve dhe Komandantin legjendar Skënderbeun. Ky gjatë vitit 1462 zhivilloi tri beteja tejet të rëndësishme kundër turqve.

E  para: në drejtim të malit Mokra dërgoi Sinan Pashën, i cili u thye më 27 gusht 1462, poashu edhe krahu i majtë i kësaj ushtrie u thye pa arritur në Dibër, ndçrsa Husein beu u kap i gjallë.[38]

Pak ditë më vonë nga Kosova (është fjala për Shkupin që në atë kohë ende njihej si qendër e Dardanisë e pas betejës së Kosovës në vitin 1389 si qendër administrarivee Kosovës, V.Xh), u nisë edhe Jusuf beu me 18 000 ushtarë, por u thye në hyrje të Pollogut pa arritur në Tetovë .[39]

Sulltan Mehmeti i II dërgoi edhe ushtrnë e III në krye me Karaxha beun i cili pa arritur në Dibër u thye shumë keq në shtator të vitit 1462 te beteja e Livadit (Livadhia e sodit), afër Strugës. [40]

BETEJA E II E POLLOGUT

Kjo betejë u zhvillua në verë të vitit 1462.[41] Jusuf beu kësaj radhe tentoi me një manovrim që nga Shkupi të hy në Pollog, nga rruga e vjetër që lidhë Shkupin me Tetovën nëpërmes Grykës së Kaçanukut, për rreth lumit Vardar kah Kalaja e Orashjes, që me pzitën e saj straregjike është pika më dominuese në hyrje të fushës së Pollogut, që nga populli i vendit quhet Kalaja e Skënderbeut.[42]

Komandanti i shquar shqiptar që në këtë kohë ishte shpallë mbrojtës i tërë krisherizmit, nuk lejoi që ta mashtrojë një komandant nga Anadolli. Ky arriti ta ndaj ushtrinë e vetë në dy pjesë, duke sulmuar nga kalaja e Orashjes për rreth lumit Vardar ndërsa me pjesën dërmuese të kalorsisë e sulmoi ushtrinë turke mbi urën e gurit në fshatin Zhelinë në drejtim të grykës së Dërvendit. Ushtria e Jusuf beut e habitur nga ky sulm i furishëm i komandantëve të Skënderbeut nuk pati kohë që të zen pozicione për zhvillimin e luftës dhe filloi zbrapsjen e pa kontrulluar, ajo u tërhoqë përgjatë grykës së Dërvendit, ndërsa një pjesë e saj kah fshati Radushë që çon nëpër luginën e Vardarit për në Shkup, duke pësuar humbje katastrofale. Komanda turke tentoi në hyrje të Shkupit të bënë rezistencë ushtrisë shqiptare, por nuk pati sukeses. Pozita strategjike e kësaj ngushtice e vulosi fatin e betejës në favor të ushtrisë shqiptare.Pasi kjo zonë me pozitën që ka nuk lejon përhapjen apo zhvillimin e operacioneve luftarake  dhe përdorimin e armatimit të rëndë, deri në hyrje të Shkupit. Këtë epërsi gjeostrategjike, komandantët e spikatur të ushtrisë sonë kombëtare të udhëhequr nga vetë Skënderbeu arritën ta ta shfrytzonin me përpikni deri para dyerëve të Shkupit, duke i sjellur një disfatë të rëndë ushtrisë turke e cila nga fusha e Pollogut deri në hyrje të Shkupit la mbi 2 000 të vrarë dhe disa qindra të plagosur.[43]

Kjo betejë e shkëqyer e Skënderbeut në Pollog duke i dëbuar turqit deri ppara dyrëve të Shkupit i dha popullatës shqiptare kudo që ishte shpresën e çlirimit nga sunduesit turq të Anadollit.

Sulltan Mehmeti i dëshpruar nga disfata e Pollogut, me të shpejtë nisi një ekspedit tjetër ushtarake me një ushtri edhe më të madhe drejtë Shqiprisë nën komandën e Karaxha beut, shqiptarët të vendosur si çdo herë për të mbrojtur çdo pllëmbë tokë i dolën përpara te fusha e Livadit (Livadhisë), duke i shkëtuar një disfatë të rëndë. Pra këtë vit kalendarik kurr mbushen 540 vite të fitores së Pollogut, Dibrës dhe të Betejës së Livadhisë. Me plotë krenari këto fitore i përkujton: Tetova, Dibëra,Gostivari, Struga, e në veçanti Livadhia. Pra këto fitore janë të tërë popullit shqiptar, të udhëhequr nga prisi i ynë legjendar Skënderbeu.I cili në ato kushte të ngrytjes së vetëdies kombëtare arriti të themelon shtetin feudal shqiptar duke i bashkuar për herë të parë shqptarët nga të gjitha trojet etnike, nga Shkupi deri në Ulqin.V.XH)

Këto suksese në luftarake në Shqipëri dhe fitorja e Skënderbeut në Napoli, ku arriti vetëm me 2 500 ushtarë të mundë kundërshtarët e Ferdinandit, njëherit mikut më të sinqertë të popullit shqiptar dhe të vetë Skënderbeut, ku erdhi deri te forcimi i i aleancës shqiptaro-napolitane.

Këto fitore e forcuan pozicionin diplomatik të Skënderbeut në arenën ndërkombëtare.

MARRËVESHJA SHQIPTARO-TURKE NË SHKUP

Paqa e Shkupit njihet në histori si një marrëveshje me rëndësi të madhe historike që u nënshkrua në mes përfaqësuesve të Skënderbeut dhe Mehmmetit të II në Shkup kah fundi i prillit 1463.[44]

Kjo marrëveshje u nënshkrua me një afatë dhjetë vjeçar. Kjo paqë u pranua si tejet tragjike për shtetet e Evropës e në veçanti nga vetë papa Pio II, i cili ishte në atë kohë edhe nismëtar i lutrave kryqëtare kundër gjysëm hënës. Skënderbeu më këtë alencë të lidhur në Shkup, bëri një çmenduri në politiken e papës e në veçanti në diplomacinë e jashtme të Vnedikut. E cila disa vite me radhë nxiste Turqinë në luftë me Skenderbeun. Që të mbante nën hegjemoninë e vetë sferat e interesit në tërë bregdetin shqiptar me disa qytete të rëndësishme në zonën bregdetare. Paqa e Shkupit sipas historianëve të kohës është një e arritur fenomenale e diplomacisë së Skënderbeut, në forcimin e politikës së vendit në analet diplomatike. Që sipas analistëve të kohës, lidhja e kësaj marrëveshje në Shkup cilsohet si një fitore e shkëlqyer e diplomacisë Skënderbegiane, kundër një politike shterpe (e shpeshëherë poltroniste), që mbante deri në atë kohë Republika e Shën-Markut.V.XH).

Në këto rrethana të reja në Ballkan Shqipëria u bë vend merritor për forcat e shteteve Europiane. Tani Venediku për herë të parë kërkoi në vitin 1463 prishjen e traktatit të Shkupit, duke kërkuar publikisht që të lidhë aleancë me Shqipërinë dhe të ndihmojë ushtarakisht Skënderbeut,duke i ofruar mbi 1000 ushtarë dhe 5000 dukat për luftën që do të pasonte.[45]

Historianja ruse Smirnova, thotë:me këtë aleancë defakto Venediku ka pranuar Shqipërinë si shtet të pavarur në krye me Skënderbeun. Ajo në punimin e vetë Histori e Shkurtë e Shqipërisë pranon: se merrita kryesore për goditjen dhe qëndresën e që iu ba Perandorisë otomane, e cila asokohe ishte në lulzimin e saj të plotë , në Europën Juglindore, u përket popujve që bënë qëndresën më të fortë –Shqiptarëve Sllavëve të Jugut dhe Hungarezëve”.[46]

Historiografia gjermane për emrin e Skënderbeut thotë se emri i Skënderbeut do të jetë simbol i rezistencës për brezat shqiptarë. Emri i Skënderbeut do të jetë në shfrytëzimin e kujtesës për bashkim të gjithë shqiptarëve. Ky personalitet i ynë kombëtar do të jetë personifikim edhe gjatë Rilindjes sonë kombëtare.

Lufta e Skënderbeut dhe bashkimi i popullit shqiptar në kohën e tij, do të shërbejë si fundament edhe krerëve të Lëvizjes sonë Kombëtare, duke filluar nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot. Ata thirrën heroin që të vendosej së bashku me ta në llogoret e luftës çlirimtare që të frymëzonte në çdo hap me flamurin dhe me trimërinë e pashoq dhe urtësinë e tij.Ky kolos i historisë sonë kombëtare do të ngel si:  simbol i rezistencës kombëtare për pasardhësit e tij, në luftë për çlirim e bashkim kombëtar të popullit shqiptar kudo që jetonë.

 LITERATURA HISTORIKE

1.Jahja Drançolli Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Pejë, 2001.

2.Ali Vishko, Nahija e Gostivarit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, “Jehona”, nr.8-9, Shkup.

3.Iliri i Albanci, (nau~ni skupovi) libri i 10, Beograd, 1988.

4.Vasil Kn~ov, Izabrani Proizvedenija, Tom II, Sofija, 1970.

5.Qerim Dalipi, Inkursionet osmane në trevat shqiptare deri më 1402, Kërçovë, 2002.

6.Tetovo i tetovsko niz istorijata, I,Tetovë,1982.

7.Istorija na makedonskiot narod, Shkup. 1969.

8.Historia popullit Maqedonas, Shkup, 1983.

9.Peter Batrl, Albanien, Regensburg, 1995, (Përkthyer nga gjermanishtja 10.Lubinka Milenkoviq, botuar në Beograd në vitin 2001).

11.Historia e popullit shqiptarë, I, Prishtinë, 1969.

12.Burime të zjedhura për historinë e Shqipërisë, vëlimi i II, Tiranë, 1962.

13.Vladana |or\evi~a, Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913.

14.Vebi Xhemaili, Pushtimet e para serbe në Pollog,  “Flaka”, më 16-19 mars 1993.

15.Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke e she. XV, Tiranë, 1967; Studime për Skenderbeun  II, Tiranë 1989.

16.Muzafer Bislimi, Borbite na Skenderbeg so osmanlite so poseben osfrt na Makedonija, Shkup, 2001.

17.Marin Barleti, Historiae jetës dhe e veprave të Skënderbeut,Tiranë, 1964.

18.Fan Noli, Historia e Skënderbeut, Prishtinë, 1968; Fan Noli, Historia e Skenderbeut, Boston 1950, f. 18.

19.Masar Kodra, Historia e Diplomacisë shqiptare, (vep.në dorshkrim).

20.Arsh-Senkieviç-Smirnova, Histori e shkurtë e Shqipërisë, Prishtinë, 1967.

21.Mahmut Hysa, Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup, 1994.

22.Abas Ermenji, Albania, Romë, 1968.   

23.Joseph Hameer, Historija Turskog Osmanskog carstva, Zagreb, 1979.

[1] Qerim Dalipi, Inkursionet Osamane në trevat shqiptare deri më 1402, Kërçovë 2002, f.155-156.

[2] Istorija na makedonskiot  narod, Shkup. 1969. f. 235.

[3] Historia  popullit Maqedonas, Shkup, 1983, f. 62.

[4] Historia e popullit maqedonas, vep e cit. f. 59.

[5] Peter Batrl, Albanien, Regensburg, 1995, (Përkthyer nga gjermanishtja Lubinka Milenkoviq, botuar në Beograd në vitin 2001), f.39.

[6] Fan Noli, Historia e Skenderbeut, Boston 1950, f. 18.

[7] Historia e popullit maqedonas, vep. e përmendur, f. 90.

[8] Historia e popullit shqiptarë, I, Prishtinë, 1969, 251; Burime të zjedhura për historinë e Shqipërisë, vëlimi i II, Tiranë, 1962, f. 263-266.

[9] Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vep. e cit. f.40.

[10]

[11] Vladana |orgjevi~a, Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913, f. 37.

[12] Po aty,

[13] Vladana |jergjevi~, vep. e cit…f.39.

[14] Vebi Xhemaili, Pushtimet e para serbe në Pollog,  “Flaka”, më 16-19 mars 1993.

[15] Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke e she. XV, Tiranë, 1967, f.22.

[16] Studime për Skenderbeun  II, Tiranë 1989, f.265; f.265;Gjergj Kastrioti Skenderbeu, vep. e cit. f. 39.

[17] Muzafer Bislimi, Borbite na Skenderbeg so Osmanlite so poseben osfrt  na Makedonija, Shkup, 2001, f.82.

[18] Muzafer BislimiBorbite na Skenderbeg so Osmanlite so poseben osvrt na Makedonija, vep. e cit. f. 127.

[19] Vasil Kn~ov, Izabrani Proizvedenija, Tom II, Sofija, 1970, f.105.

[20] Iliri i Albanci, (nauçni skupovi), libri i 10, Beograd, 1988, f. 337.

[21]Sipas të dhënave të fshatarëve të Tenovës,( të mbledhura naga nga vetë autori).

[22] Marin Barleti, Historia e jetës dhe e veprave të Skenderbeut,Tiranë, 1964, f. 302.

[23] Muzafer Bislimi, Borbite na Skenderbeg so osmanlite…f.129.

[24] Fan Noli Historia e Shqipërisë, f.296.

[25] Gjergj Kastrioti Skënderbeu…vep. e cit. f.70.

[26] Historia e Shqipërisë, f. 296.

[27]H. Šabanovic, Krajište Isa-bega, 85.

[28]Po aty, 18-19, 72-78, 81-84, 96.

[29] Kasam Biçoku, kumtesë e lexuar në Akademinë e Shkencës në Shkup, 2005.

[30] Arsh-Senkieviç-Smirnova, Histori e shkurtë e Shqipërisë, Prishtinë, 1967, f.29.

[31] Mahmut Hysa, Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup,1994, f.112.

[32] Jahja Drançolli, Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, Pejë, 2001, f.134.

[33] Arsh-Senkeviç-Smirnova, histori e shkutrë e Shqipërisë, vep. e cit. f. 29; Muzafer Bislimi, Borbite na Skenderbeg…vep. e cit. f.136.

[34] Vladana |or\evi~, vep e përmend. f. 11-12.

[35] Peter Bartl, Albanien, vep. e cit. f. 44.

[36] Po aty, f. 45.

[37] Po aty.

[38] Abas Ermenji, Albania, Romë, 1968, f. 72.

[39] Mahmut Hysa, Shqiptarët e Maqedonisë, vep. e cit. f. 113; Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vep. e cit. f.81.

[40] Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vep. e cit. f. 81.

[41] Historia e popullit shqiptar, (vëllimii parë), Prishtinë, f. 280.

[42] Vebi Xhemaili, shënime të mbledhura në teren nga vetë autori, Orashje, më prill të vitit 1986.

[43] M. Barleti Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, vep. e cit. f. 421; Muzafer Bislimi, Borbite na Senderbeg…, vep. e cit. f.149.

[44] Jahja Drançolli, Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, vep. e cit . f.166.

[45] Jahja Drançolli, po aty. f. 171.

[46] Arsh-Senkeviç-Smirnova, histori e shkurtë e Shqipërisë, vep. e cit. f.30.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test